Sunday 05-05-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Kohët, rastet dhe vendet kur pranohet lutja

admin
  • Krijuar : 17-03-22
  • / 3823 Lexime

“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.“ (Kuran, 2:186)

- Nata e Kadrit.
- Në thellësinë e natës.
- Pas namazeve farze.
- Mes ezanit dhe ikametit.
- Një orë prej çdo nate (pjesa e tretë e natës).
- Kur thirret ezani për namazet farze.
- Kur të bie shi.
- Kur përballen muslimanët me armikun në rrugë të Allahut.
- Një orë gjatë ditës së Xhuma. Thënia më e vërtetë që flet për vlerën e kësaj kohe është se ajo orë është ora e fundit prej kohës së ikindisë deri në kohën e akshamit, ose mund të jetë në orën kur mbahet hutbeja ose në namaz.
- Gjatë pirjes së ujit Zemzem me nijet (qëllim) të sinqertë.
- Në sexhde.
- Kur të çohesh natën prej gjumi, duke u lutur me duatë që transmetohen në këtë kontekst.
- Nëse ke fjetur me abdes pastaj je ngritur natën dhe je lutur.
- Gjatë lutjes me fjalën (La ilahe il-la ente subhaneke ini kuntu minedh dhalimin).
- Lutja e njerëzve për njeriun që është në momentet e fundit të jetës.
- Lutja pas falënderimit të Allahut dhe salavateve mbi Pejgamberin alejhi selam gjatë teshehudit të fundit në namaz.
- Gjatë lutjes së Allahut me emrin e Tij të Madh, me të cilin emër po qe se i lutesh, të përgjigjet dhe nëse kërkon diç prej Tij të jep.
- Lutja e muslimanit për vëllanë e tij musliman në mosprezencën e tij.
- Lutja në ditën e Arafatit në Arafat.
- Lutja në muajin e Ramazanit.
- Gjatë mbledhjes së muslimanëve në ndejat e dhikrit (përmendjes së Allahut).
- Lutja në fatkeqësi me “Ina lilahi ue ina ilejhi raxhiun, Allahume exhurni fi musibeti ue hluf li hajran minha” (Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi, O Allah më shpërble për këtë fatkeqësi dhe ma kompenso atë me një më të mirë se atë që kisha).
- Duaja ndaj Allahut me sinqeritet të madh.
- Lutja e atij që i është bërë padrejtësi ndaj zullumqarit.
- Lutja e prindit për fëmijën e tij dhe për prindërit e tij.
- Lutja e udhëtarit.
- Lutja e agjëruesit derisa të bëjë iftar.
- Lutja e agjëruesit gjatë kohës së iftarit.
- Duaja e atij që është në zor.
- Duaja e imamit (udhëheqësit) të drejtë.
- Lutja e fëmiut të ndershëm për prindërit e tij.
- Duaja pas abdesit pasi i thotë duatë që përcillen nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem.
- Lutja pas gjuajtjes së gurëve tek Xhemerati i vogël.
- Lutja pas gjuajtjes së gurëve tek Xhemerati i mesëm.
- Duaja brenda Qabes, andaj kush falet në hixhr kjo llogaritet pjesë e Qabes.
- Lutja në Safa.
- Lutja në Merva.
- Lutja tek Mesharil-Harami.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame