Friday 18-10-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Reisul Ulemaja takohet me Ambasadorin e Spanjës

admin
  • Krijuar : 13-07-22
  • / 2163 Lexime

Të mërkurën më 13.07.2022 Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti Ambasadorin e Ambasadës së Spanjës në Shkup, Ekselencën e Tij, Z. Jose Luis Lozano Garsia.

 

 

 

Fillimisht Reisul Ulemaja i shprehu mirëseardhje duke e falendëruar për vizitën të cilën e kuptojmë si respekt ndaj institucionit dhe besimtarëve në përgjithësi, si dhe përkrahje angazhimeve të BFI në kohë dhe vend, duke i shpjeguar Ambasadorit për BFI dhe rolin e saj në shpjegimin e Islamit, dialogut ndërfetar, formimin e ambientit paqësor në këtë shoqëri multinacionale dhe multikonfesionale, përpjekjet e RMV për caktimin e datës për bisedime për hyrje në BE, për maturinë, mençurinë dhe tolerancën që duhet kultivuar, që janë vlera për fillimin e negociatave me BE dhe rrjedhave Euroatlantike dhe shumë çështje tjera.

 

 

Edhe Ambasadori shprehu falënderimet e tij për pritjen dhe konceptin e shëndoshë të BFI për rrjedhat e kohës në sfera të ndryshme. Njiherit shprehu gatishmëri për bashkpunim të ndërsjellë aty ku e sheh nevoja. Në këtë pritje të ambasadorit spanjoll Kryetarin e BFI e shoqëruan Drejtori për marredhënie me BE mr. Mustafa Dauti dhe Shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim Iseini.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame