Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Islami në Itali

admin
  • Krijuar : 02-11-22
  • / 3762 Lexime

Islami në Itali është feja e dytë kryesore mbas Krishterimit. Fenomeni i migracionit dhe prejardhja e popullsisë me shumicë myslimane ka renditur Islamin si fenë e dyte në vend.

 

 

Historiku i fesë Islame në Itali ka fillimet e tij në shek. IX. Muslimanët kanë sunduar në Itali përafërsisht tre shekuj, nga viti 827 kur muslimanët u vendosen në Sicili, deri në vitin 1091, me rënien e kështjellës Nots dhe fundin e sundimit. Gjatë sundimit të tyre, muslimanët u përqendruan më së shumti në Gadishullin Iberik. Edhe pas rënies së pushtetit të muslimanëve, në Sicili mbeti një minorancë e muslimanëve deri në vitin 1300. Në epokën moderne, prezenca e Islamit në Itali nis me ardhjen e studentëve të parë nga Siria, Jordania dhe Palestina, të cilët më vonë do të bëhen biznesmen dhe punonjës në ambasada. Në vitin 1971, themelohet në
Peruxhia shoqata e parë e muslimanëve - Unioni i Studentëve Muslimanë të Italisë (USMI).
Gjithashtu, në vitet '70, në Romë do të hapet Qendra Kulturore islamike e Italisë (CCII), me mbështetjen dhe bashkëpunimin e ambasadoreve te vendeve islamike
në Itali dhe në Vatikan. Qendra Kulturore Islamike e Italisë përpiloi projektet e para për ndërtimin e Xhamisë në Romë, në vitin 1974, projekt i cili do të realizohet vetëm në vitin 1995 me hapjen e Xhamisë së Madhe të Romës. Në vitet ’70 do të shihet ardhja e emigrantëve të parë muslimanë nga Afrika Veriore, kryesisht prej Marokut. Në vitin 1980 do të hapet në Katania xhamia e parë italiane, e cila pas disa vitesh do të mbyllet, ku në vitin 2012 në Kataniado të inaugurohet Xhamia e Madhe e Mëshirës. Një kontribut i mëvonshëm do të jetë edhe ardhja e emigrantëve shqiptarë në vitet ’90 dhe rritja e prezencës së marokenëve në vend. Gjithashtu edhe ardhjet e hershme të emigrantëve tunizian, egjiptian, senegalez, pakistanez dhe bengalez, kanë kontribuar në rritjen e popullsisë muslimane në Itali, edhe pse këto të fundit, me më pak prezencë.
Në vitin 2005, u themelua Konsullata Islamike në Ministrinë e Brendshme italiane, e përbërë nga qytetarë muslimanë. Nga statistikat e fundit të bëra në Itali, në vitin 2011, rreth emigrantëve myslimanë, nga “Dossier Statistico Immigrazione 2011”, është përfunduar se janë 1.505.000 besimtarë muslimanë emigrantë, në mesin e tyre edhe italian të konvertuar në fenë Islame.
Shumica e muslimanëve të Italisë janë Suni dhe një pakicë e tyre janë prej sekteve të tjera. Nga të dhënat statistikore të “Dossier Statistico Immigrazione” prejardhja e muslimanëve emigrantë radhitet si më poshtë (shifrat nuk përfaqësojnë të huajt pa dokumente dhe minorët):
- Maroku 431.529
- Tunizia 103.678
- Egjipti 82.064
- Senegali 72.618
- Bangladeshi 73.965
- Pakistani 64.859
- Nigeria 48.674
- Gana 44.353
- Shqipëri, Kosovë e Maqedoni 66.567
Islami edhe pse ishte feja e dytë në vend, nuk njihet institucionalisht nga shteti italian. Pjesa më e madhe e xhamive ku muslimanët i kryejnë ritet fetare, janë të hapura nën petkun e shoqatave të qendrave kulturore islame. Gjithsej në Italianë 8 xhami dhe mbi 1.000 qendra islame.
Xhamitë janë: Xhamia e Romës, Xhamia e Segrates më Milano, Xhamia e Torinos, Xhamia e Colle Val d’Else, Xhamia e Palermos, Xhamia e Katanies, Xhamia Ravena dhe Xhamia e Albengës.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame