Monday 16-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Maroku ‘fundos’ Belgjikën

admin
  • Krijuar : 27-11-22
  • / 1783 Lexime

Maroku e ka mposhtur Belgjikën me rezultat 2-0, në kuadër të rrethit të dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror.

 

Golat e fitores për Marokun i shënuan Abdelhamid Sabiri në minutën e 73’ dhe  Zakaria Aboulhlal, në minutën e 90’.

 

Maroku pas fitores prin në grupin F, me katër pikë pas dy ndeshjeve, derisa Belgjika momentalisht në vendin e dytë me tri pikë.

 


 

FTBelgjikë – Marok 0-1

 

90+2 Ka përfunduar ndeshja me rezultat 2-0 në favor të Marokut.

 

90′ Maroku e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Belgjikës. Këtë herë realizoi Zakaria Aboulhlal, në minutën e 93’.

 

77’ Maroku ka kaluar në epërsi me A. Sabiri, i cili me një super goditje e mposhti portierin e Belgjikës.

 

60′ Ka kaluar një orë lojë, Belgjika po tenton vazhdimisht, por nuk po e gjen golin.

 

46′ Ka filluar pjesa e dytë në mes Belgjikës dhe Marokut.

 

45+1 Ka përfunduar pjesa e parë pa gola.

 

45′ Maroku ka kaluar në epërsi, mirëpo goli i Hakim Ziyech, është anuluar për pozitë jashtë loje nga VAR-i.

 

30′ Belgjika po vazhdon ta kontrollojë ndeshjen, mirëpo ende asnjë rast serioz.

 

15′ Ka kaluar një çerek ore, rezultati vazhdon të jetë i njëjtë, pa gola.

 

1’ Ka filluar ndeshja. /Klankosova.tv.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame