Friday 03-05-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Shtatë ekonomistët më të mëdhenj të historisë, dhe si ndikojnë ende sot idetë e tyre

admin
  • Krijuar : 26-01-23
  • / 3684 Lexime

Ekonomia ka imazhin e një “shkence” të mërzitshme. Por në mënyrën më elegante dhe bazike, ajo mund të jetë e paçmueshme, madje shumë zbuluese. Ja cilët janë disa nga ekonomistët e mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe si gjenialiteti i tyre zbuloi mekanizmat shoqërorë që na lidhin të gjithëve.

Ekonomist dhe filozof skocez i shekullit XVIII-të. I konsideruar gjerësisht si “Babai i Ekonomisë”, libri i tij “Studim mbi natyrën dhe shkaqet e pasurimit të kombeve” është padyshim libri më me ndikim në historinë e kësaj fushe. Ai e shihte ndarjen e punës si shtytësin kryesor të produktivitetit, që nga ana e tij ishte i nxitur nga konkurrenca.

Ndërsa ishte skeptik për virtytet e interesit vetjak , ai pohoi se në një sistem tregu, e ashtuquajtura “dora e padukshme” priret të drejtojë kanalizimin e qëllimeve egoiste drejt së mirës së përbashkët. Ai trajtoi konceptet bazëtë ofertës dhe kërkesës, tendencën e tregjeve për të ecur drejt ekuilibrit dhe teorinë e vlerës së punës.

Dejvid Rikardo

Ishte ekonomist britanik dhe deputet i parlamentit. Plotësoi konceptin e Smith se vlera e një produkti ishte e lidhur ngushtë me sasinë e punës që kryhej për prodhimin e tij, por duke theksuar rëndësinë e faktorëve të tjerë, si vështirësia e punës së përfshirë dhe mjetet e nevojshme për të realizuar punën. 

Ai këshillonte vendet të maksimizonin prodhimin në industritë ku kishin disa avantazhe, dhe të importonin gjërat e tjera që u nevojiteshin, duke ilustruar teorinë e tij me shembullin e tregtisë së rrobave dhe verës midis Anglisë dhe Portugalisë. Ky argument është përpunuar, kritikuar dhe ri–interpretuar gjatë 2 shekujve të fundit. Por ideja bazë, pra që tregtia është përgjithësisht e mirë edhe kur dy vendet e përfshira nuk janë shumë të ngjashme, pranohet gjerësisht.

Karl Marks

“Babai” i komunizmit ishte filozof, ekonomist, gazetar, historian dhe revolucionar. Vepra e tij kryesore “Kapitali: Një kritikë e ekonomisë politike” , u fokusua kryesisht tek ekonomitë kapitaliste. Ai shkroi rreth 10.000 faqe për ekonominë, por si rezultat i metodave të tij të punës shpeshherë rastësore dhe i projekteve të papërfunduara, vetëm një pjesë e ideve të tij kanë mbijetuar deri më sot.

Ai e zgjeroi teorinë e punës së vlerës në mënyra që shkuan përtej ideve të Rikardo dhe Smith. Marksi thoshte se disa nga problemet që preknin në atë kohë kapitalizmin – përqendrimi i pasurisë në pak duar, pagat e ulëta, recesionet e mëdha pas lulëzimit dhe kushtet e tmerrshme në vendet e punës – ishin veçori dhe jo defekte tësistemit. Disa nga idetë e tij, si qëndrimet ndaj ciklit të biznesit, janë rishikuar dhe shihen si përshkrues të dobishëm të funksionimit të kapitalizmit, ndonëse ekonomistët marksistë nuk janë sot dhe aq popullorë.

Xhon Mejnard Kejnes

Është e pamundur të flitet për ekonominë moderne kapitaliste pa u ndalur tek Xhon MejnardKejnes. Shumë aktiv gjatë Depresionit të Madh, ai u përpoq të shpjegonte se çfarë kishte shkuar keq me ekonominë globale, dhe si dilej nga kriza. Për pasojë, Revolucioni Kejnesiannë ekonomi ndihmoi në dhënien fund të krizës së madhe dhe në nxitjen e bumit të pasluftës që zgjati disa dekada.

Kejnes thoshte se ishte kërkesa agregate – pra i gjithë shpenzimi për mallra dhe shërbime në një shoqëri – forca kryesore që e çonte përpara një ekonomi. Përpara tij, shumica e ekonomistëve shqetësoheshin për ofertën, me idenë se rritja e ofertës do të ulte çmimet dhe do të stimulonte kërkesën ndërsa mallrat do të bëheshin më të lira. Ai u bë i famshëm

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame