Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

KMSH publikon çmimin e Kurbanit për vitin 2023

admin
  • Krijuar : 06-06-23
  • / 1952 Lexime

Çmimi i Kurbanit për këtë vit i caktuar nga KMSH është 17000 Lekë/160 euro.

Këtë vit kemi një rritje të çmimit të Kurbanit në krahasim me vitin e kaluar. Çmimi në Republikën e Shqipërisë është i njejtë dhe me atë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pra 160 euro.

Postimi i Plotë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Kurban Bajrami po afron, përgatitjet kanë filluar.

Ashtu si çdo vit tjetër, edhe këtë herë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, do të organizojë therjen e kurbaneve dhe shpërndarjen e mishit të tyre familjeve më në nevojë në mbarë vendin tonë.

Kushdo që dëshiron të presë kurban, mjafton të bëjë pagesën pranë Komunitetit Mysliman (Zyra e Financës) ose në numrat e llogarive në linkun përbri: https://www.kmsh.al/dhuro-kurban/... dhe stafi ynë do të kujdeset për realizimin e këtij obligimi.

Urtësia e therjes së Kurbanit.

Adhurimet bëhen sepse janë urdhër i Zotit, por pas çdo adhurimi qëndron një urtësi.

Kurbani është adhurim, sakrificë dhe bindje e njeriut në rrugën për fitimin e kënaqësisë së Zotit.

Kjo bindje dhe sakrificë është simbolizuar me profetin Ibrahim dhe djalin e tij Ismail (Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ta) duke arritur majat.

Është fakt i pamohueshëm se Allahu nuk ka nevojë për asgjë dhe për askënd, por ne kemi nevojë për mëshirën e Tij.

Në Kuranin Famëlartë thuhet:

“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i kurbaneve. Ajo që arrin tek Zoti, është bindja dhe devotshmëria juaj ndaj Tij” (Haxh 37).

/botaislame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame