Friday 20-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Përcjellja e grupit të dytë për Haxh nga BFI

admin
  • Krijuar : 15-06-23
  • / 1328 Lexime

Sot më 15.06.2023 (e enjte), pasdite para Objektit të Myftinisë, grupi i dytë i nijetlinjëve për haxh bashkë me Myftiun, kolegët e Myftinisë dhe udhëheqësit e haxhit u nisën për në Aeroportin e Shkupit.

Para nisjes për në Aeroport, Myftiu i Tetovës, i përshëndeti të gjithë haxhinjtë dhe ua bëri përhajr nijetin për Haxh, duke lutur Allahun Fuqiplotë t’ju jep shëndet, fuqi, sabër e t'ua mundësojë që me një lehtësim ta kryejnë këtë ibadet dhe të kthehen me haxh të pranuar! Më pas u bë duaja e haxhit nga referenti për arsim fetar, Mr. Xhemil ef. Mehmeti.

Nisja e haxhinjëve për në Aeroportin e Shkupit u bë me tre autobusë të organizuar nga Myftinia e Tetovës, dhe të gjithë haxhinjtë bashkarisht e falën namazin e iqindisë në Xhaminë Qendrore të fsh. Zhelinë.

Myftinia e Tetovës të gjithë haxhinjëve u dëshiron rrugë të mbarë, duke e lutur Allahun Fuqiplotë të kthehen shëndoshë e mirë e me haxh të pranuar!

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame