Sunday 08-09-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Vlera e agjërimit të ditës së Ashurës

user_b
  • Krijuar : 15-07-24
  • / 112 Lexime

Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Me agjërimin i ditës së Ashurës, shpresoj që Allahu t’i falë mëkatet e vitit të kaluar” (Muslimi 1162).           
Kur Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, emigroi në Medine nga Meka, i gjeti çifutët e Medinës duke agjëruar. Dhe i pyeti përse agjërojnë. E ata thanë:             
Kjo është një ditë e madhe, në këtë ditë Allahu e shpëtoi Musain dhe ata që ishin me të, si dhe e përmbysi Faraonin dhe ata që ishin me të, pastaj agjëroi Musai në shenjë falënderimi ndaj Allahut që i shpëtoi. E edhe ne, po ashtu e agjërojmë! Atëherë, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem tha: “Ne, jemi më meritorë ndaj Musait se sa ju”, (Buhariu 1865).

-Lejohet të veçohet me agjërim. 

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Agjërimi i ditës së Ashurës i shlyen mëkatet e një viti dhe nuk është e urryer që të veçohet me agjërim” (Fetawa elKubra 5/378).

Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Disa dijetarë, Allahu i mëshiroftë, Ibën Kajjimi dhe të tjerë, e kanë përmendur së agjërimi i ditës së Ashurës i ka tre kategori:

1- agjërimi ditës së dhjetë dhe të nëntë; dhe ky është lloji më i mirë;
2- agjërimi i ditës së dhjetë dhe njëmbëdhjetë; dhe ky është pas llojit të parë për nga vlera;
3- të agjërohet vetëm dita e dhjetë; disa dijetarë e kanë urryer këtë sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka urdhëruar që të kundërshtohen çifutët (në traditat e tyre), kurse disa dijetarë e kanë lejuar këtë.(Sher’h Rijadus-salihinë 5/305)

-Agjërimi i saj është sunet

Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:  “Kjo është dita e Ashurës, nuk e ka bërë obligim Allahu agjërimin e saj, unë jam agjërueshëm, kush do lë ta agjërojë, e kush  do mos ta agjërojë” (Sahihul-Xhami’ 706).

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame