Wednesday 04-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh solidaritet me Bosnjën dhe Hercegovinën pas përmbytjeve

admin
  • Krijuar : 20-11-24
  • / 117 Lexime

Një delegacion i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i kryesuar nga nënkryetari z. Lauren Luli, vizitoi Bashkësinë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës në një akt solidariteti. Delegacioni u prit nga Reisul-Ulema Husein Kavazović, të cilit iu dorëzua një letër ngushëllimi nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.

Në letrën e tij, Kryetari i KMSH-së shprehu mbështetje dhe ngushëllime të thella për popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës, për komunitetin islam dhe për familjet e prekura nga përmbytjet e fundit. Gjatë vizitës, delegacioni dorëzoi gjithashtu ndihma financiare të mbledhura për të ndihmuar zonat më të goditura nga kjo fatkeqësi.

Reisul-Ulema Kavazović falënderoi përzemërsisht delegacionin dhe myslimanët e Shqipërisë për mbështetjen e dhënë, duke e cilësuar këtë akt si një shembull të fuqishëm të bashkëpunimit dhe unitetit ndërmjet bashkësive islame në rajon. Ai theksoi se lidhjet vëllazërore midis këtyre komuniteteve pasqyrojnë forcën dhe ndihmën e ndërsjellë në kohë sfidash.

Ky gjest solidariteti nënvizon lidhjet e ngushta midis dy komuniteteve islame dhe promovon rolin e fesë në nxitjen e humanizmit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit./bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame