Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Feja islame dhe vaksina kundër COVID-19

admin
  • Krijuar : 04-05-24
  • / 1301 Lexime

Për dallim prej shumë grupeve fetare në botë që janë të ndarë në mendime se a duhet marrë vaksinën kundër COVID-19 apo jo, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), nuk ka dilema të tilla.

Në BIK u rekomandojnë besimtarëve të besimit islam në Kosovë që të marrin vaksinën, gjithmonë duke respektuar udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

 

“Ne si institucion do t’i respektojmë vendimet dhe rekomandimet e IKSHPK-së dhe njëherësh do të kërkojmë nga besimtarët e besimit islam që të veprojnë njëjtë, pra konform rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse”, tha BIK-u, në një përgjigje për Rel, transmeton Albinfo.ch.

 

Edhe Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka rekomanduar marrjen e vaksinës, pavarësisht se thonë që nuk kanë informacione të shumta rreth përmbajtjes së saj.

 

“Për ne mbetet e pranueshme vaksina të cilën e rekomandojnë institucionet përkatëse të shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut dhe u rekomandojmë besimtarëve myslimanë ta marrin të njëjtën, derisa nuk kemi një zgjedhje tjetër”, kanë theksuar nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut.

 

Mendime të ndryshme janë shfaqur në mbarë botën, sidomos nga myslimanët për shkak të përmbajtjes së vaksinës.

 

Ata janë të ndarë në mendime pasi një numër besimtarësh refuzojnë të pranojnë vaksinën, për shkak të dyshimeve se ajo përmban xhelatinë derri.

 

Në një përgjigje që i ka dhënë zyra e kompanisë amerikane Pfizer, Radios Evropa e Lirë në Bosnje e Hercegovinë, thuhet se “vaksina e tyre është e përshtatshme për veganët”, e që do të thotë se asnjë nga përbërësit nuk ka origjinë shtazore.

 

Çfarë mendojnë pjesëtarët e fesë islame në rajon?

 

Komuniteti mysliman në Serbi ka mendime të ndryshme për vaksinën.

 

Zëvendëskryetari i Bashkësisë Islame të Serbisë, Reshad Pllojoviq thotë se kjo ndodh për dy arsye: e para sepse disa besojnë se mund të ketë efekte anësore negative dhe e dyta për shkak të siç është thënë vaksina përmban xhelatinë të derrit.

 

“Një numër i madh i myslimanëve, edhe ata që jetojnë në mbarë botën si dhe ata që jetojnë në këtë rajon, janë të shqetësuar dhe janë adresuar te Bashkësia Islame për faktin se, siç është e ditur nga i gjithë publiku, xhelatina si produkte me origjinë shtazore përdoret në industrinë e farmaceutikës, në prodhimin e medikamenteve dhe këto mund të jenë me origjinë nga derri, kafshë që myslimanëve iu ndalohet ta konsumojnë”, tha Reshad Pllojoviq.

 

Megjithatë, ai shton se vaksina do të ishte në rregull nëse gjatë fazës së prodhimit, përmbajtja e xhelatinës kalon nëpër një fazë të transformimit në mënyrë që t’i humbë të gjitha vetitë e saja natyrore.

 

Nga ana tjetër zëvendëskryemyftiu i Sanxhakut në Serbi, Muhamed Demiroviq thotë se ekzistojnë dilema globale në lidhje me efektet dhe pasojat negative që mund të shfaqen te personat që marrin vaksinën.

 

“Nga aspekti i Islamit dhe Ligjit të Sheriatit ne nuk mund të konfirmojmë ende korrektësinë dhe lejueshmërinë e këtyre vaksinave”, thotë Demiroviq.

 

Demiroviq thotë se nga aspekti fetar islam, vaksina do të ishte në rregull vetëm nëse do përcaktohej nga analizat kimike se përmbajtja e derrit ka kaluar nëpër një proces të pastrimit.

 

“Pra, nëse përcaktohet nga analiza kimike e produktit përfundimtar se ka pasur një ndryshim të plotë të substancës së përbërësit të derrit në një substancë krejtësisht të re, ai proces konsiderohet në Sheriat si një proces pastrimi”, thotë ai.

 

Por, përkundër kësaj, Demiroviq beson se pas vaksinimit mund të shfaqen efekte anësore.

 

Ai kërkon nga myslimanët që të mos nguten në marrjen e vendimit për vaksinim, të paktën pa u bërë publike më shumë fakte shkencore.

 

Edhe komuniteti mysliman në Bosnje e Hercegovinë ka dyshime lidhur me vaksinën kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

 

Këshilltari i Myftiut të Bosnje dhe Hercegovinës, Mustafa Përlaça, më 29 dhjetor 2020, kishte deklaruar për REL se nuk mund të japin ndonjë përgjigje defin

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame