Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Madhështia e mimberit të xhumasë

admin
  • Krijuar : 04-05-24
  • / 4327 Lexime

Xhamia ka shenjtërinë e saj, hytbeja e xhumasë ka rolin e saj reformues, ndërsa hatibi ka madhështinë e tij, i cili kërkon nga xhemati që t’i dëgjojë fjalët e tij, të cilat janë trajtim i çështjeve të fesë dhe çështjeve të kësaj bote.
Mimberi i të Dërguarit të Zotit a.s., do të mbetet simboli i çdo thirrje për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, dhe do të vazhdojë të mbetet ndër thirrjet më të drejtpërdrejta dhe më me ndikim në mesin e mjeteve, ngase ajo përdoret pa ndërmjetës. E gjithë kjo na bënë përgjegjës për ta shpjeguar rëndësinë e hytbes së xhumasë, në mënyrë që të ketë ndikim pozitiv në jetën e myslimanëve. Duhet pasur parasysh se edhe rëndësia e dëgjuesit nuk është më e vogël sesa rëndësia e hytbes, ngase që të dy janë po si krahët, ku vetëm me njërin prej tyre nuk mund të fluturohet.

Rëndësia e hytbes së xhumasë

Hytbeja e xhumasë ka një rëndësi të madhe dhe luan një rol të veçantë në jetën e myslimanit. Ajo është një prej simboleve të islamit, konferencë javore për myslimanët dhe një pikë referimi në jetën e tyre. Çdo të premte, myslimanët nxitojnë për në xhami për ta dëgjuar hytben, për të shtuar informacionet të cilat forcojnë vendosmërinë, si dhe ripërtërijnë dhe e rrisin besimin.
Zoti e ka veçuar ditën e xhuma për myslimanët, duke e bërë atë festë javore. Në të ka bërë obligim namazin e xhumasë dhe hytben e saj, duke i urdhëruar myslimanët që të shkojnë për t’i bashkuar zemrat e tyre në një fjalë, ta mësojnë atë që nuk e dinë, t’ua tërheq vërejtjen neglizhuesve, ta kthejë të humburin, t’i zgjoj motivet, ta mprehë vendosmërinë, në mënyrë që myslimanët ta njohin fenë e tyre dhe të dinë se çfarë kërkohet nga ta.
Hytbeja e xhumasë është një nga mjetet më të rëndësishme për t’i shërbyer thirrjes në Islam dhe përhapjes së tij, si dhe ka rol efektiv në formimin e sjelljes së njerëzve dhe ndikimit mbi ta në të gjitha fushat. Ajo është ligjëratë për ndërgjegjësimin e shoqërisë, madje një nga treguesit e vetëdijesimit të saj. Ajo është mjet i rëndësishëm i davetit, përcjelljes së mesazhit dhe tërheqjes së vërejtjes.
Hytbeja e xhumasë është për t’i mbajtur shqetësimet e shoqërisë dhe për rrahjen e çështjeve të saj, madje edhe për të qenë i vetëdijshëm për nxjerrjen nga krizat e saj. Ajo është një mesazh që kërkon vëmendje dhe kujdes. Forcohet me fuqinë e hatibit dhe dobësohet nga dobësia ose mungesa e interesimit të tij.
Ebu Zehra, duke folur për rëndësinë e hytbes, thotë: “Hytbeja konsiderohet një nga mjetet e davetit, që thërrasin për te Zoti dhe është një nga mjetet më të rëndësishme të edukimit, udhëzimit dhe ndikimit. Ajo jep shumë fryte, zgjidh problemet, ndërprenë armiqësitë, qetëson shpirtrat revoltues, ngjallë entuziazmin e atyre me shpirt të thyer, ngrit të vërtetën, ul gënjeshtrën, vendos drejtësinë dhe rikthen të drejtat e pronarëve. Ajo është zëri i të shtypurit dhe gjuha e udhëzimit.” [1]
Është kështu ngase hytbeja e xhumasë nuk është e veçantë vetëm për ndonjë shtresë apo për ndonjë grup, por është për të gjithë të pranishmit që e dëgjojnë atë. Ngase atë e dëgjojnë njerëz të niveleve dhe të klasave të ndryshme shkencore dhe shoqërore. Në mesin e tyre ka me iman të fortë dhe të dobët, të shkolluar dhe analfabet, të rinj dhe të vjetër, të pasur dhe të varfër, qeveritar dhe qytetar të thjeshtë. Prandaj, ajo është një mundësi e madhe që me ndihmën e Allahut të ketë ndikim tek ata që marrin pjesë. Kjo llojllojshmëri e pjesëmarrjes nënkupton tejkalimin e pengesave që parandalojnë zbatimin e metodave të reformës sociale. Punëtorit dhe punëdhënësit, nxënësit dhe mësuesit, punonjësit dhe presidentit, të gjithëve u predikohet në të njëjtën kohë dhe të gjithë vendosen para përgjegjësive të tyre. Nuk i drejtohet një grupi në mungesë të grupit tjetër dhe nuk ngarkon me përgjegjësi njërën kategori e tjetrën jo.
Nga ana tjetër, marrja pjesë në të nuk është e kufizuar vetëm për të zgjedhurit, ngase ka shumë nga ata që nuk marrin pjesë në faljen me xhemat në xhami, por marrin pjesë në ditën e xhuma, dhe kjo ia mundëson hatibit që t’u drejtohet të gjithëve, si dhe të flasë me shumë njerëz që nuk ndjekin ligjërata, seminaret dhe mësimet e xhamisë. Me fjalë të tjera, hytbeja është fusha e vetme që është në dispozicion të predikuesve, ku nëpërmjet saj i drejtohen të gjithëve. Andaj, përderisa hytbeja e xhumasë është për çdo javë, ajo mbetet një rast i volitshëm për hatibin që t’i trajtoj çështjet që e preokupojnë xhematin, qoftë çështjet e fesë, por edhe ato të kësaj bote, të cilat edhe prekin realitetin e njerëzve. Kjo ngase, Islami nuk është fe e ritualeve të ngurta në të cilat nuk ka jetë në to. Nga mimberi i xhumasë, Pejgamberi a.s. dhe kalifët pas tij, i diskutonin ato gjëra që i preokuponin njerëzit dhe çështjet e tyre, ngase Islami është fe gjithëpërfshirëse për të gjitha aspektet e jetës dhe në asnjë rast nuk duhet të përjashtohet. Është e ditur se njerëzit aq sa kanë nevojë për rikujtim të çështjeve të besimit, të fesë dhe të j

 

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame