Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

A janë shqiptarët besimtarë? Përfaqësuesit e komuniteteve fetare: Raporti u trondit gjatë komunizmit

admin
  • Krijuar : 21-07-21
  • / 2774 Lexime

A janë shqiptarët besimtarë? Kësaj pyetje iu përgjigjën në emisionin “Log.” në ABC përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri dhe profesor Gjergj Sinani. Drejtori i Medresesë Ali Zaimi deklaroi se shqiptarët kanë pasur një marrëdhënie të fortë me fenë e cila është tronditur gjatë periudhës së komunizmit.

 

“Shqiptarët kanë pasur një marrëdhënie të fortë me fenë e cila është tronditur edhe gjatë komunizmit. Në thelbin e vet shqiptarët e duan besimin. Sado që ata të afrohen dhe të veprojnë në bazë të besimit ne kemi parë gjëra të bukura dhe do shohim akoma më shumë”, u shpreh ai.

 

Ndërkohë Myftiu i Tiranës Lauren Luli theksoi se shqiptarët nuk janë më në nivelin e viteve 90 kur kishte një lloj frike dhe mungesë informacioni.

 

https://youtu.be/jlOevDOpNHQ

 

Kemi plot njerëz me një traditë familjare që më pas shkon në studim. Shqiptarët nuk janë më në nivelin e viteve 90 që kishte një lloj frike dhe mungesë informacioni. Jetojmë në shoqëri që ka një besim. Në plan të parë Zoti vendos të qenit njeri. Ai që është më lart, është ai që është më i devotshmi”, tha Luli.

 

Miron Çako, përgjegjës i katekizmit në kishën ortodokse citoi një frazë në bibël në lidhje me besimin.

 

“Një nga trendët që po shkon gabim është mohimi i Zotit. Pa perëndinë ne shkatërruam edhe qytetërimin që ekzistonte. Në Bibël Zoti thotë  “Pa mua nuk bëni dot gjë”, u shpreh ai.

 

Pastor Paulin Vilajeti tha se Shqipëria është një vend laik në përgjithësi por theksoi se nuk ka njeri që nuk e thotë njëherë fjalën “O Zot”.

 

“Shqipëria është laike në përgjithësi. Nuk ka njeri që nuk thotë njëherë fjalën o Zot. Ka njerëz që janë ateistë. Ajo që unë do të thoja ose do të nxisja është që nëse ne do t’i rikthehemi dhe shohim atë që provuam të hiqet Zoti me dhunë, njeriu u tjetërsua. U shkatërrua shpirti. Fryma e njeriut ka dalë nga Zoti. Është e pamundur që njeriu të mos e kërkojë perëndinë. Nëse ne në Shqipëri ndodhemi në këtë situatë kur pas 30 vitesh u lejua kjo, jemi më mirë se vendet e tjera në Europë, dhe ka pasur një kureshtje sepse besimi ka qenë me forcë”, tha Vilajeti.

 

Ndërsa Sinani u shpreh se për hir të rrethanave, shqiptarët nuk e kanë të rrënjosur thellë besimin.

 

“Ne shqiptarët për hir të rrethanave nuk e kemi atë besim të rrënjosur thellë që mund ta dëshironte çdo lloj bashkësie. Jam kundër asaj që thonë që ne shqiptarët jemi të veçantë. Ne kemi të njëjta vese. Problemi është se çfarë kushtesh duhet të krijojmë. Edhe paqja dhe drejtësia janë gurët themeltarë të shoqërisë civile”, u shpreh Sinani./abcnews.al

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame