Përpjekjet e Profetit Muhamed (a.s) kundër skllavërisë
Një nga realitetet e kohës, gjeografisë dhe kulturës në të cilën u dërgua si profet Muhamedi (a.s) ishte edhe skllavëria. Si një fenomen i përhapur gjerësisht në shoqëritë e asaj kohe, skllavëria kishte rrënjë shumë të vjetra. Qindra vite para tij, Hz. Jusufi (a.s), pasi ishte hedhur në pus nga vëllezërit e tij, ishte nxjerrë nga udhëtarë që shkonin në Egjipt dhe ishte shitur si skllav për një çmim shumë të lirë.[1] Po ashtu një nga misionet e Hz.Musait (a.s) ishte t’i nxirrte bijtë e Izraelit nga skllavëria dhe t’i kthente në Jeruzalem.[2] Ndërkaq të gjithë njerëzit të cilët janë të krijuar në formën më të bukur, me cilësitë më të larta dhe në mënyrën më të përsosur; duke filluar nga toka, i gjithë universi është vendosur në gatishmëri për ti shërbyer njeriut. Kështu atij i është dhënë detyra e mëkëmbësit në tokë dhe nënshtrimit ndaj Allahut si Zot i Vetëm. Por shthurja morale në shoqëri, robëria që sollën luftërat, tregtia e njerëzve, borxhet e papaguara, dhe shkaqet si të lindurit si skllav kishin sjellë skllavërimin e njerëzve ndaj njëri-tjetrit dhe pothuajse çdo vend ishte mbushur me skllevër që ishin të privuar nga të drejtat më themelore dhe ishin të destinuar të jetonin në kushtet më të rënda, të përbuzur e të poshtëruar. Në këtë kontekst, në Mekën e periudhës së injorancës[3] sundonte sistemi i kastës dhe një pjesë e madhe e popullsisë përbëhej nga skllevërit. Lidhja me skllevërit kishte filluar shumë herët për Profetin (a.s). Ai që kur kishte lindur ishte mëkuar me qumësht nga Suvejbja, një grua skllave që ishte robëresha e Ebu Lehebit. Ai nuk ia harroi asnjëherë këtë mirësi Suvejbes dhe gjithmonë e nderonte dhe e respektonte atë. Kur në moshën gjashtë vjeçare humbi nënën e tij në Ebva dhe mbeti i vetëm e i kapluar nga trishtimi në mesin e shkretëtirës, robëresha e shtëpisë dhe dadoja i tij Ummu Ejmen e ngushëlloi, i doli për zot dhe e dërgoi shëndoshë e mirë te gjyshi i tij Abdul-Mutalibi. Pasi u martua me Hz. Hatixhen ai i dhuroi Suvejbes lirinë, e ndihmoi të krijonte familje dhe për dhembshurinë dhe kujdesin që kishte treguar ndaj tij, ai do ta kujtonte dhe tregonte atë gjithmonë si “nëna ime e dytë”.[4] Profeti Muhamed (a.s) i kishte dhuruar lirinë dhe e kishte birësuar Zejd ibn Harithen të cilin ia kishte dhuruar Hz. Hatixheja. Pas lirimit ai kishte preferuar të qëndronte pranë Profetit (a.s) kundrejt kthimit në familjen dhe atdheun e tij duke qenë se që në ditën e parë ai e kishte trajtuar atë me dhembshurinë e një babai.
[1] Jusuf, 12:8-20.
[2] Taha, 20:47.
[3] Kështu emërtohet në literaturën islame periudha e arabëve para ardhjes së islamit. Injoranca simbolizon mosbesimin dhe tërësinë sjelljeve dhe zakoneve që reflektonin sëmundjet shpirtërore të asaj kohe (shën. i përkthyesit).
[4] Për informacion më të detajuar: https://www.peygamberyolu.com/asil-neye-uzulmeli-ve-aglamaliyiz/
Përpjekjet kundër skllavërisë në periudhën e Mekës
Allahu i Madhëruar e kishte dërguar Muhamedin (a.s) si profet në moshën dyzet vjeçare dhe nën udhëzimin e mësimeve hyjnore i kishte dhënë detyrën e ballafaqimit me të gjitha padrejtësitë dhe praktikat e ndaluara në lidhje me moralin, besimin, ligjin, administrimin, ekonominë dhe shoqërinë. Ai do ti përçonte njerëzve mesazhin hyjnor; ndërsa në njërën anë do të përmirësonte shoqërinë, në anën tjetër do të ndërtonte modelin e një individi, familjeje, shoqërie dhe qytetërimi të bazuar në principe universale si drejtësia, mirësia, siguria, mëshira dhe dashuria. Dhe pa dyshim që një nga themelet kryesore e këtij modeli të qytetërimit ishte një shoqëri pa skllavërinë. Sepse Kur’ani Famëlartë e përcakton qartë cilësinë e krijimit të njeriut, qëllimin dhe vendin e tij të veçantë te Allahu i Madhëruar; kjo gjendje për të cilën edhe vetë skllevërit nuk e merrnin për të mirëqenë dhe nuk luftonin për të, nuk pajtohej me dinjitetin, të drejtën dhe liritë e njerëzve.
Duke u nisur që nga adhurimet dhe ndalesat, ashtu si në çdo çështje, edhe në atë të skllavërisë u preferua gradualiteti si metodë zgjidhëse dhe strategji lëvizjeje. Duke filluar që nga Meka, i gjithë gadishulli kishte kushte të tilla socio-kulturore dhe socio-ekonomike që të pasurit dhe të fuqishmit luftonin dhe “hanin” një