Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Et’hem Beu monument i pakonkurueshëm, e gjithë vëmendja turistike te Xhamia e Et’hem Beut.

admin
  • Krijuar : 12-09-22
  • / 1858 Lexime

Ajo çfarë në çdo kohë në Sheshin Skënderbej është përgjigja më e mirë ndaj mitit negativ të krijuar nga historiografia komuniste për Perandorinë Osmane, por dhe për ata që ushqehen ende me këtë mit.

 

 

Në të gjithë hapësirën e sheshit kryesor të hapësirave shqiptare në rajon, që është njëherësh dhe një areal monumental, e gjithë vëmendja turistike shkon kah Xhamia e Et’hem Beut. Ky monument fetar ka sfiduar çdo rival përrreth që përfaqëson një kontekst apo një epokë.

 

 

Pa diskutim që Banka e Shtetit dhe godinat e ministrive, produkte të arkitekturës fashiste, janë rivale deri diku të xhamisë, prej pompozes në volum dhe finesës në rafinitura, por jo aq sa të dalin mbi të. Për Muzeun Kombëtar apo Pallatin e Kulturës, kjo e fundit arkitekturë ruse, as që bëhet fjalë.

 

 

Et’hem Beu s’pushon së përcjelluri turistë, që hyjnë e dalin aty, njëherësh duke fiksuar gjithçka me celularët apo aparatet e tyre, si dhe duke u informuar për historinë e saj.

 

Ajo që s’thuhet në të tilla raste është diçka specifikisht fetare. Xhamia, me rrezatimin e saj në çdo gjë, përcjell dhe një porosi profetike në Islam: “Kur ta bëni diçka, përsoseni atë!”.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame