Thursday 12-06-2025
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Rrënjët e thella të Elisabetës: Nga Viktoria “Nëna e Evropës”, deri te Profeti Muhamed

admin
  • Krijuar : 14-09-22
  • / 4618 Lexime

Pemët e breznive të dinastive të famshme mbretërore, për shkak të martesave, shpesh janë aq të ngatërruara, sa i ngjajnë një rrjete të ndërlikuar, të ”bërë lëmsh”.

 

Pikërisht për këtë arsye, mbretëresha Viktoria njihej si “Nëna e Evropës”, sepse, nëpërmjet martesave të pasardhësve të saj, kishte endur lidhje diplomatike e aleanca me gjithë kontinentin.

Edhe mbretëresha Elisabeta (pra, Windsor-ët) mund të mburrej për një prejardhje të “klasit të lartë”.
Përveç lidhjeve të sigurta me Romanovët e Rusisë, mendohet se edhe Profeti Islam Muhamedi e Vlad “Helli” (i masakronte viktimat barbarisht duke iu ngulur nje hu tej e tej) – Drakula – të jenë ndër paraardhësit e saj.

Filipi dhe Elisabeta – burrë e grua – ishin kushërinj të tretë, sepse mbretëresha Viktoria ishte paraardhësja e tyre e përbashkët.

Car Nikolla II (1868-1918) dhe Xhorxhi V (1865-1936) – gjyshi i Elisabetës – ishin kusherinj të parë.
Nëna e Xhorxhit V, Aleksandra e Danimarkës (1844-1925) dhe nëna e Nikollës II, Maria Fjodorovna (1847-1928) – mbretëreshë bashkëshorte e gjithë Rusive – ishin motra: vajza të Kristianit IX të Danimarkës (1818-1906).
Kështu që hallka lidhëse midis Windsor-ëve dhe Romanovëve ishin mbretëresha Viktoria dhe Maria Fjodorovna.

Sa për lidhjen e Elisabetës me Vlad vampirin, ka folur vetë mbreti i ri: Karli III.
Në vitin 1998, si me shaka – siç e ka zakon Karli – gjatë një udhetimi në Rumani, ka thënë se ishte pasardhës i Vladit e se prandaj i takonte një “përqindje” në fatin e rumunëve.

Ia ka futur ”me vesh”? Duket që jo! Sepse gruaja e Xhorxhit V, mbretëresha Mary – gjyshërit e Elisabetës – duhet të jetë pasardhëse e fëmijëve meshkuj të Vojvodës së Valakise, Vladit III, i “pagëzuar” si Drakula.

Ndërkohë që lidhja midis Elisabetës dhe themeluesit të Islamit, Profetit Muhamed, është disi më e mjegullt.

Përpiluesit e gjenealogjisë së aristokracisë angleze pretendojnë se Windsor-ët janë pasardhës të Kalifëve të Kordovës (929-1031) e prej aty, të Muhamedit vetë.

Gjithë historia – jo fort e qartë – zë fill me Fatimen, vajzën e Muhamedit.
Djali i saj, Hasan ibn Ali, ishte paraardhësi i Abu-l-Qasim Muhammad ibn Abbad, kurse ky ishte paraardhës i Pietrit I të Kastiljes.

Pietri vetë ishte babai i Izabelës së Kastiljes, ndërsa Rikardi i Konisburgut (1375-1415) ishte djali i Izabelës.

Rikardi i Izabelës ishte gjyshi i Rikardit III (1452-1485).

/KUMTARI.AL

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame