Thursday 21-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Rrjetet sociale dhe përmbajtjet imorale

admin
  • Krijuar : 21-09-22
  • / 2552 Lexime

Shoqëria bashkëkohore vlerësohet si një shoqëri kryesisht materiale, ku dominojnë pasionet dhe dëshirat, andaj dhe nuk duhet habitur se përse rrjetet sociale janë të vërshuara me përmbajtje të pamoralshme (imorale). Për më tepër, zhvillimi i internetit ndihmoi në rritjen dhe zhvillimin e industrisë pornografike.

 

Ky biznes, pra me përmbajtje devijante dhe të pamoralshme, u zhvillua aq shumë dhe pati fitime të mëdha, sa që, revista e famshme “Forbes”, e shpalli vitin 2018 si vitin e industrisë pornografike, e cila vlente më shumë se 100 miliardë dollarë.

 

Pasur parasysh këtë, për një besimtar dhe besimtare, është detyre fetare dhe morale që të qëndrojë larg këtyre materialeve devijante, të cilat mund të postohen në profile, grupe apo faqe të ndryshme të rrjeteve sociale. Ajo që duhet bërë është pastrimi i listës së miqve dhe të faqeve që frekuentohen, e që përmes tyre ka mundësi të vihet në kontakt me përmbajtje të tilla. Po ashtu, sa më shumë frekuentim i faqeve me përmbajtje edukative, morale dhe kulturore. Sot në rrjetet sociale i ke hapur të gjitha dyert, si të udhëzimit, ashtu edhe të devijimit.

 

Kur’ani fisnik na thërret të qëndrojmë larg rrugëve që çojnë në amoralitet dhe devijim. Ja se çfarë thotë All-llahu xh.sh.: “Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.” (El-Isra, 32).

 

E, Muhammedi a.s. na ka mësuar se edhe syri bënë mëkat, edhe veshi bënë mëkat, sikur edhe organet e tjera që nuk kursehen nga këto materiale dhe objekte imorale. (Imam Muslimi).

 

Hfz. Mehas Alija/(Islampress.ch)

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame