Tuesday 03-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Shtatë ekonomistët më të mëdhenj të historisë, dhe si ndikojnë ende sot idetë e tyre

admin
  • Krijuar : 26-01-23
  • / 3824 Lexime

Ekonomia ka imazhin e një “shkence” të mërzitshme. Por në mënyrën më elegante dhe bazike, ajo mund të jetë e paçmueshme, madje shumë zbuluese. Ja cilët janë disa nga ekonomistët e mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe si gjenialiteti i tyre zbuloi mekanizmat shoqërorë që na lidhin të gjithëve.

Adam Smith

 

Ekonomist dhe filozof skocez i shekullit XVIII-të. I konsideruar gjerësisht si “Babai i Ekonomisë”, libri i tij “Studim mbi natyrën dhe shkaqet e pasurimit të kombeve” është padyshim libri më me ndikim në historinë e kësaj fushe. Ai e shihte ndarjen e punës si shtytësin kryesor të produktivitetit, që nga ana e tij ishte i nxitur nga konkurrenca.

 

Ndërsa ishte skeptik për virtytet e interesit vetjak , ai pohoi se në një sistem tregu, e ashtuquajtura “dora e padukshme” priret të drejtojë kanalizimin e qëllimeve egoiste drejt së mirës së përbashkët. Ai trajtoi konceptet bazëtë ofertës dhe kërkesës, tendencën e tregjeve për të ecur drejt ekuilibrit dhe teorinë e vlerës së punës.

 

Dejvid Rikardo

 

Ishte ekonomist britanik dhe deputet i parlamentit. Plotësoi konceptin e Smith se vlera e një produkti ishte e lidhur ngushtë me sasinë e punës që kryhej për prodhimin e tij, por duke theksuar rëndësinë e faktorëve të tjerë, si vështirësia e punës së përfshirë dhe mjetet e nevojshme për të realizuar punën. 

 

Ai këshillonte vendet të maksimizonin prodhimin në industritë ku kishin disa avantazhe, dhe të importonin gjërat e tjera që u nevojiteshin, duke ilustruar teorinë e tij me shembullin e tregtisë së rrobave dhe verës midis Anglisë dhe Portugalisë. Ky argument është përpunuar, kritikuar dhe ri–interpretuar gjatë 2 shekujve të fundit. Por ideja bazë, pra që tregtia është përgjithësisht e mirë edhe kur dy vendet e përfshira nuk janë shumë të ngjashme, pranohet gjerësisht.

 

Karl Marks

 

“Babai” i komunizmit ishte filozof, ekonomist, gazetar, historian dhe revolucionar. Vepra e tij kryesore “Kapitali: Një kritikë e ekonomisë politike” , u fokusua kryesisht tek ekonomitë kapitaliste. Ai shkroi rreth 10.000 faqe për ekonominë, por si rezultat i metodave të tij të punës shpeshherë rastësore dhe i projekteve të papërfunduara, vetëm një pjesë e ideve të tij kanë mbijetuar deri më sot.

 

Ai e zgjeroi teorinë e punës së vlerës në mënyra që shkuan përtej ideve të Rikardo dhe Smith. Marksi thoshte se disa nga problemet që preknin në atë kohë kapitalizmin – përqendrimi i pasurisë në pak duar, pagat e ulëta, recesionet e mëdha pas lulëzimit dhe kushtet e tmerrshme në vendet e punës – ishin veçori dhe jo defekte tësistemit. Disa nga idetë e tij, si qëndrimet ndaj ciklit të biznesit, janë rishikuar dhe shihen si përshkrues të dobishëm të funksionimit të kapitalizmit, ndonëse ekonomistët marksistë nuk janë sot dhe aq popullorë.

 

Xhon Mejnard Kejnes

 

Është e pamundur të flitet për ekonominë moderne kapitaliste pa u ndalur tek Xhon MejnardKejnes. Shumë aktiv gjatë Depresionit të Madh, ai u përpoq të shpjegonte se çfarë kishte shkuar keq me ekonominë globale, dhe si dilej nga kriza. Për pasojë, Revolucioni Kejnesiannë ekonomi ndihmoi në dhënien fund të krizës së madhe dhe në nxitjen e bumit të pasluftës që zgjati disa dekada.

 

Kejnes thoshte se ishte kërkesa agregate – pra i gjithë shpenzimi për mallra dhe shërbime në një shoqëri – forca kryesore që e çonte përpara një ekonomi. Përpara tij, shumica e ekonomistëve shqetësoheshin për ofertën, me idenë se rritja e ofertës do të ulte çmimet dhe do të stimulonte kërkesën ndërsa mallrat do të bëheshin më të lira. Ai u bë i famshëm 

edhe sepse u fokusua pothuajse ekskluzivisht në ekonominë në terma afatshkurtër. Sepse siç e deklaroi me një batutë të tijën: ”Në planin afatgjatë, ne të gjithë do të kemi vdekur!”.

Pol Samuelson

Është ekonomist amerikan, fitues i Çmimin Nobel në Ekonomi në vitin 1970. Samuelsonndihmoi në hedhjen e themeleve matematikore moderne për ekonominë. Qasja e tij matematikore ndaj ekonomisë, ndihmoi në përmirësimin e nivelit të analizës përmes mënyrave për të përfaqësuar teoritë dhe problemet.

Po ashtu ai nxiti dhe e zgjeroi idenë e Kurbës së Filipsit, pra vëzhgimit që normat e inflacionit dhe të papunësisë priren të lëvizin në drejtime të kundërta. Shkolla neokejnesianee mendimit u shkri me ide të ndryshme neoklasike për t’u bërë sot teoria kryesore e ekonomisë.

Milton Fridman

Bashkë–fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi në vitin 1976, këshilltar i dy presidentëve dhe injë kryeministri, dhe përkrahësi kryesor i Shkollës Ekonomike të Çikagos, Milton Fridmanështë më i famshëm për teorinë e tij monetariste. Ai dhe pjesëtarët e tjerë të kësaj shkolle,argumentojnë se madhësia e ofertës monetare, është aspekti më i rëndësishëm që ndikon në normën e inflacionit dhe kërkesën agregate.

Sipas Fridman ekziston një “normë natyrore papunësie”, nën të cilën inflacioni i lartë ështëkrejtësisht i pashmangshëm. Po ashtu ai dha një shpjegim për stagflacionin (kombinimi i inflacionit të lartë dhe papunësisë). Tezat e tij u bënë shumë popullore pas dështimit të ekonomistëve më konservatorë për të shpjeguar krizën ekonomike globale të viteve 1970.

Edhe pse gjatë dekadës së fundit ka një tendencë drejt mendimit kejnesian, idetë e tij mbeten me ndikim. Po ashtu, Fridman propozoi versionin e tij të një plani mbi të ardhurat egarantuara.

Amartja Sen

Ekonomist dhe filozof indian. Sen bashkë-krijoi Qasjen e Kapacitetit në ekonomi me filozofen Marta Nusbaum. Kjo metodë shqyrton jo vetëm mënyrën se si lëvizin paratë në një ekonomi, por çfarë mund të bëjnë njerëzit në atë ekonomi me to. Në këtë mënyrë, ideja e tij ezhvendos fokusin e ekonomisë nga burimet tek njerëzit.

Sen përdor shembullin e dy individëve që fitojnë të njëjtën shumë parash, por me dy nivele të ndryshme aftësie fizike. Ndërsa ata mund të jenë të barabartë në disa mënyra, shoqëria e tyre mund t’i bëjë ata të pabarabartë në të tjerat, për shembull duke mos siguruar rampa për karriget me rrota.

Mendimi i Sen ka të bëjë me atë lloj jete që një person mund të shpresojë të jetojë, dhe jo vetëm sesa të ardhura raporton. Kjo teori është baza e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor, tëbashkë-hartuar nga Sen dhe Mahbub ul Ha, i cili përdoret nga Kombet e Bashkuara për të vlerësuar vendet për karakteristika të tilla si jetëgjatësia, arsimi dhe standardi i jetesës. / Bota.al // bota-islame.com

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame