Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Fragmente urtësie nga përgjigjet e imam Ebu Hanife

admin
  • Krijuar : 13-05-24
  • / 4955 Lexime

Njëherë halifja Ebu Xhafer el-Mensur dhe gruaja e tij kishin një mosmarrëveshje. Ai e pyeti gruan se kë pranonte si gjykues për këtë çështje? Ajo iu përgjigj: Ebu Hanifen. Halifja iu drejtua Ebu Hanifes duke i thënë: “Ebu Hanife, kjo grua e lirë ka një mosmarrëveshje me mua. Më jep mua të drejtën time kundër saj.” Përgjigjja që i dha Ebu Hanifja kësaj çështjeje ishte më tepër në favor të gruas dhe halifja qëndroi i heshtur për një kohë të gjatë. Ebu Hanifja u largua. Kur imami arriti në shtëpinë e tij, gruaja e halifes i dërgoi atij një shërbëtor me para, rroba, një robëreshë etj. Ebu Hanifja e refuzoi dhuratën dhe i tha shërbëtorit: “Përcilli përshëndetjet e mia gruas së halifes dhe thuaji që dhurata rrezikon besimin tim. Unë mbrojta të drejtën dhe këtë e bëra për hir të Allahut duke mos pritur asgjë nga askush.”

Tregohet që Ebu Hanifja u thirr nga halifja el-Mensur për ta bërë kryegjykatës, dhe ai e refuzoi. Halifja i tha: “Mos dëshiron atë që kemi ne?” Ebu Hanifja ia ktheu: “Jo, por unë nuk jam i përshtatshëm”. Halifja i tha: “Gënjen”. Imami tha: “Pra, ashtu si thoni edhe ju, një person që gënjen nuk mund ta marrë përsipër këtë detyrë, nëse unë them të vërtetën, atëherë nuk jam i përshtatshëm për këtë detyrë.”

 

Një rast tjetër është ai i Ebu’l-Abas Tusit, i cili e provokon Ebu Hanifen në prezencë të halifes duke i thënë: “Nëse kryetari i shtetit kërkon prej nesh ta ekzekutojmë një njeri pa pyetur shkakun, a është e lejuar ta bëjmë këtë”? Duke kuptuar qëllimin e keq të tij, Ebu Hanifja me mendjemprehtësi ia kthen: “Apliko të drejtën, mos pyet arsyet.” Për këtë sulm dhe dredhi kundër tij, Ebu Hanifja do të shprehet: “Tusi donte të më zinte ngushtë, mirëpo unë e lidha fort atë.”

 

pregatitur nga: Dorian Demetja

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame