Saturday 23-11-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Hatme për 39 hafizët e rinj dhe hafizet e reja

admin
  • Krijuar : 23-04-24
  • / 2907 Lexime

Hatme për 39 hafizët e rinj dhe hafizet e reja në Negotinën e Pollogut

Të dielën më datë 21.05.2023 në Xhaminë Qendrore të fshatit Negotinë e Pollogut, Komuna e Vrapçishtit, u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të hatmeve të Kur’anit Famëlartë nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë xhami, tek mualimi Hfz. Muhamed ef. Hebibi. Në këtë manifestim përpos xhematit, familjarëve dhe mysafirëve të shumtë, hoxhallarëve të rrethit të Gostivarit pjesëmarrës ishte një delegacion nga Bashkësia Fetare Islame e RMV, e udhëhequr nga Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu i cili shoqërohej nga Muftiu i Muftinisë së Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, sekretari i përgjithshëm i BFI, H. Irsal ef. Jakupi, referentët e Muftinisë, hoxhallarë të rrethit, hoxhallarë nga Tetova, miq, mysafirë e dashamirë.

 

 

Në fjalën e tij të hyrëse, Muftiu pasi e përshëndeti prezencën e Reisul Ulemasë, sekretarit gjeneral, mualimit, imamëve, muezinit, këshillin e xhamive dhe nxënësit/et si dhe të pranishmit, fjalën e rastit ia kaloi Reisul Ulemasë i cili potencoi faktin se mësimbesimi islam nëpër mektebet e xhamisë është forma ku mësohen bazat e Islamit dhe leximi i Kur'anit Famëlartë. Ai morri për bazë ajetin kur'anor ku i Madhi Zot, flet mbi ruajtjen e vetes, familjes dhe rrethit nga sprovat e dunjasë dhe Ahiretit. Reisi tha se 39 familje, 39 shtëpi sot ndjehen krenarë dhe të lumtur se e kanë hijeshuar shtëpinë e tyre me Kur'an dhe Sunnet dhe janë dhënë me vite të tëra në edukimin e fëmijëve.

 

 

 

Nën udhëheqjen e referentit H. Mallzim ef. Zendeli, duanë e hatmeve e bëri Prof. Xhevat ef. Ebibi, ish-referent në Muftininë e Gostivarit. Në shenjë falënderimi, imamit dhe këshillit të xhamive ju ndanë mirënjohje. Imami mbajti një fjalë përshëndetëse. Në fund të programit, u bë shpërndarja e diplomave nga ana e Reisit, Muftiut dhe sekretarit, me të cilat u dekoruan nxënësit/et e kësaj xhamie, mualimi dhe Këshilli i Xhamisë, që bënë hatme në këtë solemnitet, e që numri i tyre ishte 39 sish. Në namaz priu Hfz. Hafezat ef. Dauti.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame