Dhjetëra mijëra besimtarë palestinezë u mblodhën për të kryer namazin e xhumasë në Xhaminë Aksa, pavarësisht kufizimeve të konsiderueshme izraelite.
Sipas Departamentit të Vakëfimeve Islame në Jerusalem, rreth 35,000 muslimanë morën pjesë në falje në vendin e shenjtë.
Një numër i madh policësh izraelitë u vendosën në hyrjet, rrethinat dhe rrugicat e qytetit, si dhe në portat e jashtme të Xhamisë. Prezenca e madhe e policisë përfshinte bllokimin e disa rrugëve që të çojnë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, duke penguar lëvizjen e qytetarëve palestinezë.
Autoritetet izraelite vendosën gjithashtu kufizime shtesë për hyrjen e banorëve të Bregut Perëndimor në kompleksin e Xhamisë Aksa. Pavarësisht këtyre masave, mijëra Jerusalemit arritën të falin namazin e sabahut në xhami më herët gjatë ditës.