Saturday 07-03-2026
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Gjykata Supreme në krah të prindërve: Jo detyrim për librat me temë LGBTQ në shkolla

admin
  • Krijuar : 27-06-25
  • / 3472 Lexime

Gjykata Supreme e SHBA-së ka marrë një vendim të bujshëm që i jep të drejtë prindërve në Merilend të përjashtojnë fëmijët e tyre nga programet shkollore që përfshijnë libra me përmbajtje LGBTQ. Me shumicë votash 6-3, gjykata mbështeti kërkesën e disa prindërve që kundërshtuan kurrikulën e miratuar në vitin 2022 nga Shkollat Publike të Qarkut Montgomery.

Sipas tyre, përfshirja e temave mbi identitetin gjinor dhe orientimin seksual bie ndesh me bindjet e tyre fetare dhe cenon të drejtat kushtetuese. Gjykata u dha të drejtë, duke e cilësuar detyrimin për të ndjekur këto mësime si një “barrë jokushtetuese mbi lirinë fetare”.

Gjyqtari Samuel Alito deklaroi se prindërit kanë të drejtë të mbrojnë fëmijët e tyre nga ndikime që bien ndesh me besimet e tyre, ndërsa gjyqtarja Sonia Sotomayor e kritikoi vendimin, duke e cilësuar si një precedent të rrezikshëm dhe kaotik për shkollat publike.

Ky vendim ka ndezur një debat të fortë në opinionin amerikan, duke rikthyer në qendër të vëmendjes përplasjen mes lirisë fetare, të drejtave prindërore dhe edukimit publik.

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2025 All rights reserved - Bota Islame