Friday 03-05-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

Feja dhe arsimi, roli i tyre në transformimin e shoqërisë

admin
  • Krijuar : 20-04-24
  • / 2201 Lexime

E ardhmja e një kombi varet nga rinia e tij. Çdo popull, që kërkon të sigurojë të ardhmen e tij, ashtu siç përkushtohet ndaj fushave të tjera, duhet të shpenzojë shumë energji për të rritur brezin e ri. Një komb që lë pas dore rininë e tij, që e braktis, vë në rrezik identitetin e tij.

Feja me rregullat e saj në tërësi përcakton qartë një infrastrukturë morale që njeriu duhet të ndjekë. Kjo gjë ravijëzohet shumë qartë në të gjitha aspektet e jetës individuale, familjare, shoqërore, etj. Njohja e Zotit dhe marrëdhënia Krijues-krijesë i përfton zemrës të vërtetën madhështore: dashurinë. Ndërsa po këto gjëra e largojnë atë nga urrejtja, mëria, dobësitë, etj.

 

Janë brezat e ushqyer me këto parime ata që do të ‘qëndisin’ qytetërimin e së nesërmes, ngjyrat e të
cilit do të jenë në gradën dhe cilësinë e lartësisë së këtyre njerëzve.

 

Këta breza të bekuar duhet të zotërojnë aftësinë e të konceptuarit të ngjarjeve siç duhet.

 

Vetë urdhri “Lexo”, që për veshët e shumë njerëzve tingëllon klasik, këtyre brezave duhet t’u hapështigje të reja, horizonte të qarta.

 

Duhet të jemi të sigurt se nuk është feja ajo që e ka lënë mbrapa popullin tonë dhe popujt e tjerë, por është krejt e kundërta, është largimi nga parimet dhe morali i shëndoshë fetar.

 

Arsimimi njihet në mbarë botën si një tregues i rëndësishëm i zhvillimit kulturor, social e ekonomik, gjë e cila çon në përmirësimin e nivelit të jetesës. Pavarësisht nga ideologjia e modeleve të zhvillimit, arsimimi gjithmonë është vlerësuar si prioritar, që meriton vëmendje dhe investim të vazhdueshëm.

 

Në një hadith profetik thuhet: “Kush dëshiron një jetë të këndshme në këtë botë, le të arsimohet, kush dëshiron lumturi e kënaqësi në botën tjetër, le të arsimohet. Kush i dëshiron të dy botët, patjetër le të arsimohet.”

 

Si edukimi, ashtu edhe arsimimi janë baza, themeli dhe jeta e Islamit. Ato janë shtyllat themelore të kulturës e të civilizimit islam e, në të njëjtën kohë, janë bazë dhe rrënjë e çdo qytetërimi si dhe mjet përparimi për individët dhe popujt.

 

Islami është e para fe dhe i pari sistem në botë, që të parin parim që obligoi ishte të lexuarit – të mësuarit, duke bërë kështu që kërkimi i diturisë t’i paraprijë kultivimit të besimit. Në Kur’an thuhet: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë)”. (Alak, 5)

 

Kjo thirrje i drejtohet fillimisht profetit Muhamed a.s. e pastaj nëpërmjet tij, mbarë njerëzimit pa dallim. Ndërkohë është vetë profeti Muhamed a.s. që shprehet: “Kërkimi i diturisë është detyrë për çdo mysliman e myslimane”.

 

Nuk ka ndryshim mes mashkullit dhe femrës kur kemi të bëjmë me kërkimin e dijes. Është obligim i të dyve që të kërkojnë diturinë, e cila është e nevojshme për të njohur si obligimet islame, ashtu edhe ato sociale.

 

Falë strategjisë së tij të pastër, Profeti a.s. arriti të eliminojë shumë dukuri negative si prostitucioni, alkooli, kamata, mitmarrja etj., pasi ato për një kohë të gjatë kishin qenë pjesë e pandarë e jetës
së atëhershme. Pejgamberi a.s. i zhduku këto vese pa pasur nevojë për kurrfarë force të mobilizuar.

 

Në fillimet këtij mijëvjeçari të ri shoqëria botërore dhe, për rrjedhojë, edhe ajo ballkanike, po ndeshet me një sfidë të re: globalizimin. Globalizimi natyrshëm është konceptuar si mundësi
për përfitim, por edhe si kërcënim dhe kjo varet nga specifikat e vendeve të veçanta dhe nga reagimi i vetë shoqërive të këtyre vendeve. Kuptohet që globalizimi prek shumë aspekte të ndryshme, që janë: ekonomike, politike, ushtarake, kulturore, shoqërore e fetare.

 

Ne jemi të ndërgjegjshëm për larminë kulturore e fetare, pasi çdo kulturë paraqet një univers më vete.

 

Kulturat i japin fesë gjuhën e tyre dhe fetë një kuptim të fundmë çdo kulture.

 

Në këtë kuptim, pa pranimin e pluralizmit dhe pa respektimin e dallimeve nuk mund të ketë paqe. Por, as paqja dhe as feja nuk mund të reduktohen në koncepte unike dhe të ngurta, ashtu si tërë eksperienca njerëzore nuk mund të shprehet vetëm përmes një gjuhe.

 

Feja dhe edukimi fetar, për vite të tëra, në shumë vende që përjetuan regjimin komunist, ishin zëvendësuar me edukimin komunis

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame