Wednesday 04-12-2024
Imsaku
L. Diellit
Yleja
Ikindia
Akshami
Jacia

33 VJET NGA RIHAPJA E AKTIVITETIT FETAR ISLAM

admin
  • Krijuar : 03-12-23
  • / 4121 Lexime

Diktatura komuniste, me tërë egërsinë e vet, hoqi mësimin e besimit nga shkolla, mbylli të gjitha shkollat për përgatitjen e kuadrit fetar, pezulloi shtypin fetar dhe botimet, sekuestroi të gjitha bibliotekat personale me literaturë fetare, ndaloi funksionimin e objekteve fetare, pengoi zhvillimin e riteve fetare, xhamitë i shndërroi në magazina e stalla dhe, sigurisht, shumicën e tyre i shkatërroi dhe i rrafshoi. Hoxhallarët më të shquar i burgosi dhe i pushkatoi, kurse disa prej tyre i internoi, i la pa punë, u bëri presione që të hiqnin petkun fetar e të mohonin pikëpamjet e tyre, shkurt, u përpoq me çdo mjet që të mos linte asgjë nga feja dhe ndjenjat e popullit për të.

Megjithatë ishte e kaluara islame e këtij populli, që zbuti shthurjen totale të shoqërisë sonë prej furtunës komuniste, dhe shumë besimtarë e ruajtën identitetin e tyre, duke kryer edhe një pjesë të riteve fshehurazi. Në mënyrë të kujdesur, pa marrë parasysh pasojat e rënda vetjake e familjare që rridhnin nga zbulimi i tyre, ata mbanin agjërim, faleshin, bënin lutje e bamirësi dhe mbanin gjallë në shpirtin e tyre dashurinë për Zotin, Profetin e Fenë Islame. Ata vazhdimisht ushqenin besimin në mëshirën e ndihmën e Zotit, duke shpresuar ditë më të mira.

 

Shpallja e Shqipërisë shteti i parë ateist në botë, kulmoi me aksionin e madh për rrënimin e xhamive, duke i sjellë vendit një dëm të dyfishtë edhe për vlerat e pazëvendësueshme kulturore, historike e arkeologjike të tyre. Me rënien e regjimit komunist, besimet fetare filluan të riorganizohen mbi bazat tradicionale, duke pasur si bërthamë ato pak objekte kulti, që ishin shpallur “Monumente Kulture” dhe ato të cilave u ishte ndërruar destinacioni, si dhe ata pak hoxhallarë, që i kishin rezistuar terrorit komunist.

 

Pas 23 viteve të ndalimit të fesë me ligj, Zoti bëri të mundur që me datë 16 nëntor 1990, të rihapet xhamia e parë në Shqipëri, ajo e Plumbit në Shkodër. Rihapja e xhamisë së Plumbit ishte shkëndija e parë, që dha sinjalin fatlum se Islami jo vetëm që nuk ish harruar, por vazhdonte të ishte i gjallë e i freskët në zemrat e shqiptarëve. Ky veprim historik për Shqipërinë, vërtetoi edhe një herë ajetin e Kur’anit Famëlartë: “Thuaj: E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket![1]

 

Atë ditë, bijë e bija shqiptare morën iniciativën e guximshme për të hapur xhaminë dhe për të rifituar të drejtën e ushtrimit të lirë të besimit fetar. Rreziku ishte shumë i madh, por zemrat e besimtarëve nuk mund të rezistonin më ndalimin e praktikimit të fesë. Pjesëmarrësit në këtë ngjarje tregojnë se ajo ka qenë një ditë sa e gëzueshme e mallëngjyese, po aq e guximshme dhe e rrezikshme për të ardhmen e besimtarëve. Një ftesë me foton e Xhamisë së Plumbit qarkullonte në njerëz me këtë tekst:

 

Me dt. 16.11.1990 ora 12.00 te Xhamia e Plumbit falet dita e xhumasë. Keni nderin të faleni brenda xhamisë.” Komisioni

 

Lidhur me këtë ditë të shënuar, ish myftiu i Shkodrës, H. Faik Hoxha, mes të tjerash shkruan: “Pesë vjet më parë, një grup qytetarësh, shumica të rinj si…, morën iniciativën e guximshme për të hapur xhaminë, për të falur xhumanë, për të ripërtërirë fenë, për të rifituar të drejtën e ushtrimit të lirë të besimit fetar… Duke përkujtuar këtë ngjarje të shënuar historike, na del përpara ai miting i madh popullor me rreth 60.000 pjesëmarrës nga qyteti e fshati, nga të gjitha moshat, të mbledhur me dëshirën dhe vullnetin e tyre të lirë, të cilët shprehën urrejtjen për diktaturën dhe ndjenjat e tyre për fenë. Kjo ngjarje e paharruar jehoi në çdo familje, ajo u bë nxitje për të ndërmarrë vepra të tjera në dobi të gjallërimit të fesë, për të kapërcyer atë periudhë terri ateist 50-vjeçar.[2]

 

Në këtë ditë të shënuar, ne kujtojmë me respekt 69-vjeçarin Haxhi Hafiz Sabri Koçi, pishtarin e ringjalljes së Islamit në Shqipëri, i cili do të shprehej: “Gëzimi më i madh imi ka qenë më 16 nëntor… sikur linda përsëri. Kur shkova te xhamia, ç’të shihja?! Ishte mbushur zi me njerëz. Vargu i tyre zgjatej deri në kala. Altoparlantë

Share News


Lajme të Ngjashme:
© 2024 All rights reserved - Bota Islame