Kjo përzgjedhje është bërë për të nxjerrë në pah vlerat e bukura islame duke u bazuar mbi historinë, diversitetin dhe shumëllojshmërinë që paraqesin ato nëpër botë. Këtu duhet të festojmë dhe vlerësojmë diversitetin tonë të bukur si muslimanë në mbarë botën!
Umeti musliman, me gjithë diversitetin, ngjyrat dhe prejardhjen e tij, bëhet edhe më i bukur kur ne vlerësojmë se sa unik jemi të gjithë, ndërkohë që ne fuqizohemi me besimin tonë të përbashkët, Islamin.
Pra, për të festuar dallimet tona të përbashkëta dhe diversitetin e madh, këtu janë 20 nga disa prej xhamive më të bukura nga e gjithë bota!
Këtu nuk janë përshirë tre xhamitë e shenjta: Mesxhidul Haram - Qabja, Mesxhidi Nebevi dhe Mesxhidul Aksa, kjo për arsyen e vlerave të pakrahasueshme që ato përmbajnë.
- Xhamia e Sulltan Ahmedit, Stamboll, Turqi
E mbiquajtur Xhamia Blu, bukuria befasuese dhe trashëgimia e fuqishme osmane ndihet në mënyrë të prekshme në këtë xhami – dhe mbetet një nga xhamitë më të vizituara në botë.

- Xhamia Massalikul Jinaan, Dakar, Senegal
Xhamia më e madhe në Afrikën Perëndimore, xhamia Massalikul Jinaan mund të strehojë deri në 15,000 besimtarë - me hyrjen e saj të gjerë dhe arkitekturën e bukur prej mermeri të bardhë, kjo xhami mbetet një nga më të bukurat në Senegal.

- Xhamia e Madhe e Xi’an, Xi’an, Kinë
Xhamia më e madhe në Kinë sot, kjo xhami historike u ndërtua për herë të parë në vitin 742 – duke treguar se sa thellë ishte ngulitur Islami gjatë gjithë rrugës në Azinë Lindore, një pjesë shpesh herë të injoruar, por magjepsëse të historisë islame.

- Xhamia Hassan II, Kazablanca, Marok
E përfunduar në vitin 1933 dhe e vendosur në qytetin më të madh të Marokut, kjo xhami qëndron si një dëshmi e bukurisë dhe rëndësisë historike të arkitekturës marokene në kulturën islame.

- Xhamia e Gazi Husrev-beut, Sarajevë, Bosnje
Xhamia më e madhe në vend, Xhamia Gazi Husrev-beu u ndërtua në vitin 1530 - dhe është një nga vendet më të çmuara të adhurimit dhe besimit në një vend krenar për rolin e tij në formësimin e rrjedhës së historisë islame.


