Nga Kristjan Pashollari28 Mar 2022 2.2k
Të tjera

Imamët në Xhaminë e Mekës gjatë Ramazanit!

Ramazan 2022:Programi i Imamëve të Taravive dhe Tahaxhudit në Meke
Autoritetet saudite kanë publikuar zyrtarisht një listë të imamëve që do të kryejnë namazet e teravive dhe tahaxhudit në Mesxhid Al Haram, Mekë gjatë Ramazanit të këtij viti. Lista e imamëve u publikua përmes llogarisë zyrtare në Twitter të Haramain Sharifain më 23 mars.

Emrat e Imamëve për Teravitë dhe Tahaxhud në Mesxhid el Haram
Këtu janë emrat e 6 imamëve që do të kryejnë namazin e teravive dhe tehaxhudit në Mesxhid Al Haram gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit 2022, i cili do të fillojë në fillim të prillit:
Shejh Abdullah Awad Al Juhany
Shejh Abdur Rahman Al Sudais
Shejh Saud Al Shuraim
Shejh Maher Al Muaiqly
Shejh Shejh Jasir El Dawsary
Shejh Bandar Baleelah

Në bazë të listës së imamëve të publikuar, mund të konstatohet se këtë vit nuk është caktuar asnjë imam mysafir.

Ndërkohë, informacionet lidhur me shpërndarjen e namazeve prijëse apo kur këta imamë do të kryejnë teravitë gjatë muajit të Ramazanit, janë publikuar edhe nga Haramain, të cilat janë si më poshtë.