Nga: Nadene van der Linden
Prindërit shpesh herë shqetësohen se po dështojnë me fëmijët e tyre.
Prindërit duke kërkuar një standart të lartë për vete, i detyrojnë fëmijët që të kenë sjellje drejt një moshe madhore. Arsye për këtë mund të jetë kurthi i krahasimit me prindërit e tjerë ose kërkimi i informacionit të jashtëm mbi të qenit prind i mirë dhe vendosja e këtyre pretendimeve mbi të qenit e natyrshme.
Në punën time si psikologe klinike, ekzistojnë shtatë shenja të cilat na bëjnë me dije që fëmija ka prindër të shkëlqyeshëm.
1 | Fëmija shfaq një varg emocionesh përpara jush
Ndonjëherë është rëndë t’i parashikosh emocionet e mëdha të fëmijës. Ne ndoshta nuk dëshirojmë të jemi dëshmitarë të shprehjes së emocioneve të mëdha të tyre, por aftësia e tyre për ta shprehur zemërimin, trishtimin ose frikën para jush është shenjë e mirë sepse ato ndihen të sigurt me ne që të shprehen në atë mënyrë.
Mua më brengos shumë kur fëmija i fsheh ndjenjat e veta prej prindërve. Shpesh, kjo është shenjë e problemeve të mëdha në relacionin prind-fëmijë. Shmangni ndaljen ose shpërqendrimin e fëmijës tuaj nga ndjenjat e tij. Në vend të kësaj, kushtojini vëmendje dhe tregoni vlerësim për ta.
Nëse marrim për të trajtuar një rast të ndodhur:
“Sipas mënyrës në të cilën e godet murin, e shoh që je shumë i zemëruar. Dhe më thua që kjo është për shkak se vëllai yt nuk dëshiron të lozë me ty.” Shprehja juaj në këtë mënyrë i bëni me dije fëmijës se mund t’i trajtoni ndjenjat e tij dhe jeni të gatshëm ta kuptoni problemin nga prizmi i tij.
2 | Fëmija juaj vjen tek ju kur lëndohet ose përballet me ndonjë problem
Unë e di se prindi bën një punë të jashtëzakonshme kur fëmija i tyre vjen tek ata si stacion i parë për problemet e tij. Kjo do të thotë që ju keni siguruar një bazë të sigurt në të cilën fëmija juaj mund të kthehet kur ka nevojë për ndihmë.
Mënyrë e mirë për ta inkurajuar këtë është ta mirëprisni fëmijën tuaj me krahë hapur dhe t’i dëgjoni problemet e tij, edhe pse juve mund t’ju duket problem i vogël. Kjo vendos që marrëdhënia e juaj të jetë e hapur për komunikim për gjëra që janë të vështira në jetën e fëmijës.
3 | Fëmija juaj i debaton mendimet dhe ndjenjat e tij pa pasur frikë nga reagimi juaj
Kjo është shenjë pozitive e një marrëdhënieje të hapur dhe fleksible në mes prindit dhe fëmijës. Disa prindër pa dashje e kufizojnë komunikimin me fëmijën e tyre përmes sjelljes së tyre, të tilla si reagimi i ashpër ndaj mendimeve ose ndjenjave që nuk iu pëlqejnë atyre që vënë në dyshim sjelljen e tyre si prind.
Prindërit e tjerë shfaqen aq të brishtë para fëmijëve të tyre sa që nuk duan t’i dëgjojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre. Unë shqetësohem kur prindërit thonë: “Fëmija im është shkëmbi im”. Prindërit janë shkëmbinjtë; fëmijët nuk duhet të jenë kurrë shkëmbi i prindërve të tyre.
Ju mund ta përkrahni këtë duke i pranuar mendimet dhe ndjenjat e fëmijës tuaj. Ndërsa nëse keni nevojë për mbështetje shtesë për ndjenjat tuaja, bëjeni këtë me një të rritur tjetër – jo me fëmijën tuaj.
4 | Keni qëndrim jo-kritik dhe pa etiketime
Prindërit e shkëlqyer komunikojnë pa e kritikuar dhe emërtuar fëmijën e tyre me emërtime të ndryshme siç janë: “i keq”, “lakmitar”, “dembel”, “gënjeshtar”.
Nëse fëmija e ka ngrënë komplet kutinë e biskotave me çokollatë dhe nuk iu ka ofruar asnjë biskotë të tjerëve, prindi i shkëlqyeshëm do të përq
Nëse fëmija e ka ngrënë komplet kutinë e biskotave me çokollatë dhe nuk iu ka ofruar asnjë biskotë të tjerëve, prindi i shkëlqyer do të përqëndrohet në sjelljen: “E ke ngrënë gjithë kutinë me biskota dhe nuk ke dhuruar asnjë. Në familjen tonë është traditë t’u ofrosh edhe të tjerëve, dhe të mos e hash i vetëm. Si mendon, çfarë mund të bësh ta kompensosh këtë veprim?!”
Kjo është më ndryshe nga thënia, “Ti je vajzë lakmitare. Ik në dhomën tënde.”


