Nga Kristjan Pashollari12 Mar 2023 3.3k
Të tjera

A egziston “Syri i keq”?

Gjithmonë ka pasur diskutime për "syrin e keq" në komunitetet tona. Ne dëgjojmë pleqtë tanë që na paralajmërojnë që të kujdesemi për pasuritë tona të çmuara në rast se dikush hedh një sy të keq mbi to. Ne këshillohemi të reduktojmë të folurit për arritjet ose sukseset tona me të tjerët, sepse ata mund të bëhen xhelozë dhe të hedhin një “sy të keq” mbi to. Është bërë një term kaq i zakonshëm saqë edhe nëse rastësisht na bëhet një thyerje gote, një teze ose një anëtar tjetër i yni me qëllime të mira do të pretendojë se është për shkak të syrit të keq.
Studime të shumta kanë zbuluar se më shumë se gjysma e muslimanëve të anketuar besonin në “syrin e keq”. Në veçanti, disa vende të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Azisë Jugore, besojnë fuqishëm në këtë ide. Por cili është saktësisht syri i keq? Dhe a ekziston vërtet?


ÇFARË ËSHTË SYRI I KEQ?

Syri i keq i referohet dëmit që dikush mund të hasë për shkak të xhelozisë ose zilisë ndaj të tjerëve. Hasedi, ose xhelozia dhe zilia, e cila është mëkat në Islam, konsiderohet si një nga emocionet më shkatërruese, pasi zakonisht rezulton në rënien e shëndetit mendor, vetëvlerësimit dhe lumturisë së një personi. Xhelozia njihet edhe si sëmundje e shpirtit.

A EKZISTON AI?

Termi “sy i keq”, ose “al-ayn” në arabisht, rrjedh nga zilia dhe xhelozia dhe merr formën e fatkeqësisë ose fatit të keq. Dhe është shumë e vërtetë.
Kur ne përpiqemi të legjitimojmë një term ose një veprim, duhet t'i drejtohemi Kuranit dhe Sunetit të Profetit Muhamed a.s. Profeti Muhamed savs foli për syrin e keq në hadithe të ndryshme të transmetuara nga Buhariu. Ai i këshilloi sahabët që të mbroheshin nga syri i keq duke recituar disa vargje të Kuranit dhe duke i bërë dua Allahut për mbrojtje.
Surja “El Felak” është një sure e tillë që legjitimon syrin e keq. Ne e dimë se syri i keq shfaqet për shkak të zilisë, dhe në suren El Felak, Allahu xh.sh na thotë të kërkojmë strehim tek Ai prej “… nga sherri i zmirëziut, kur vepron me smirë”


SI TË MBROHEMI?
Por si mund të mbrohemi nga syri i keq? Profeti Muhamed s.a.v.s. i inkurajoi shokët e tij që të lexojnë Rukje, e cila kërkon mbrojtje tek Allahu në mënyrën e recitimit të një përmbledhjeje të ajeteve dhe duave nga Kurani. Për shembull, disa nga këto dua janë:
“Hasbi Allahu la ilahe il-la huve, alejhi tevekkeltu ue huve Rabb ul-‘arsh il-‘adhim. Allahu më mjafton mua; nuk ka zot përveç Tij. Tek Ai është besimi im, Ai është Zoti i Arshit Fuqiplotë” (Kuran 9:129).
“Eudhu bi kelimatil-lahit-tam-meh, min gadabihi ue ikabih, Ue min sherri ibadihi, ue min hemezati shejatin, ue en jahdurun!” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut prej zemërimit dhe ndëshkimit të Tij, nga sherri i krijesave të Tij, nga sherri i cytjeve të shejtanëve dhe që ata të më afrohen!)
Ne gjithashtu mund të mbrohemi duke recituar vazhdimisht Ajet-al-Kursi, suren Fatiha dhe tre suret e fundit në Kuran, suren Ikhlas, Felak dhe Naas. Profeti Muhamed savs gjithashtu i inkurajoi shokët e tij që të vazhdojnë ta lavdërojnë Allahun xh.sh. kur admirojnë dikë ose diçka. Ne duhet të përfshijmë thënien "Masha Allah" në jetën tonë të përditshme.


A DUHET TA FAJËROJMË “SYRIN E KEQ” PËR GJITHÇKA?
Për fat të keq, termi "sy i keq" është normalizuar aq shumë sa edhe nëse përjetojmë vështirësitë më të vogla ose pengesat më të vogla, ne priremi ta fajësojmë automatikisht atë se jemi marrësi fatkeq i “syrit të keq”.
Ne akuzojmë njerëzit e pafajshëm se kanë “syrin e keq”. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm kur fajësojmë të tjerët për veprimet që mund të mos i kenë bërë. Ne duhet të kujtojmë se kjo jetë është një sprovë nga Allahu SWT; jo gjithçka është rezultat i zilisë apo xhelozisë së dikujt. Ndonjëherë gjërat e këqija që përjetojmë janë thjesht pasoja të veprimeve tona.
TERMI ‘SYRI I KEQ’ ËSHTË BËRË AQ I NORMALIZUAR, saqë EDHE NËSE DËSHTIM NË SIPËRMARRJET MË TË VOGLA, JEMI TË PRIRUR TË SHFAJËSOJMË VETEN MENJHËRË DUKE U VIKTIMIZUAR AUTOMATISHT SI DIKUSH I CILI KA RËNË PRE E “SYRIT TË KEQ”.
Në shumë kultura dhe vende është shumë e zakonshme të përdoren hajmali ose amuletë, duke i varur ato rreth shtëpisë ose qafës për të shmangur shejtanin dhe syrin e keq. Përdorimi i hajmalive ose hijeshimeve dhe mbështetja në to, ose ndonjë cilësi tjetër përveç Allahut xh.sh., është e ndaluar. Allahu xh.sh. na ruajtë të gjithëve!
Si muslimanë, ne duhet të kujtojmë se çdo fatkeqësi apo sukses që hasim në këtë botë është nga Allahu xh. sh. Kjo botë është një provë dhe ne duhet t'i drejtohemi gjithmonë Atij kur jemi në dyshim. / preg