Zemra është përmendur në shumë ajete të Kur’anit fisnik dhe hadithe të Pejgamberit a.s. se ajo është vendi i imanit (besimit).
Prej atyre ajeteve, fjala e Allahut të madhërishëm: “Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin”, (el-Muxhadele: 22).
Po ashtu edhe në ajetin: “E besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të cilëve kur përmendet Allahu u rrëqethen zemrat e tyre”, (el-Enfalë: 2). Po ashtu ajeti tjetër: “E kush madhëron dispozitat e Allahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave”. (el-Haxh-xh: 32).
Definicioni i besimit në shumë hadithe të Pejgamberit a.s. ishte: “Besimi (imani) është ajo që qëndron në zemër dhe vërtetohet me veprim”.
Në një hadith tjetër thuhet: “Dine se në trup është një copë mishi, nëse ajo është e mirë, atëherë është mirë i tërë trupi, nëse ajo prishet, atëherë prishet i tërë trupi, ajo është zemra. Pejgamberi a.s. dha shenjë në drejtim të zemrës dhe tha: Besimi (imani) është këtu apo devotshmëria është këtu”.
Të gjitha ajetet e Kur’anit zemrën e bënë vend të dashurisë, urrejtjes, devotshmërisë, besimit, të kuptuarit dhe të mençurisë, siç është ajeti i madhërishëm: “Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen”. (Er rra’d: 28).
Në një ajet tjetër shohim se Allahu i madhërishëm thotë: “Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin, dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë”. (el-A’rafë: 179).
Ashtu siç përmendet në Kur’an fjala “fuad” (zemër) që është sinonim i zemrës, siç është ajeti i Kur’anit fisnik: “Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit, dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi”. (el-Isra: 36).
Meqenëse besimi nuk është tjetër përveç për të padukshmen, dhe mu për këtë thuhet, ata të cilët besojnë në të padukshmen.
Kështu shohim ajetin kur’anor, i cili thotë: “Ti ia tërheq vërejtjen vetëm atij që pason Kur’anin dhe i frikësohet Mëshiruesit edhe kur është vetëm (i papashëm prej njerëzve).” (Jasinë: 11).
Prej tërë kësaj kuptojmë se besimi është kuptim racional në radhë të parë dhe nuk duhet të mbështet në ndonjë shqisë prej shqisave, apo në ndonjë mrekulli lëndore, siç është rasti me pemën e pandehur, në rrugë për në Egjipt- Ismailije, e cila tregon për primitivizmin tanë dhe sipërfaqësinë tanë në të kuptuarit e fesë dhe veprimin me të, siç ishte rasti me popullin e Musait a.s., për të cilët Kur’ani thotë: “Dhe kur i thatë: “O Musa, ne nuk të besojmë ty derisa ta shohim Allahun haptazi, e atëherë juve u rrëmbeu rrufeja dhe ju e shihnit”. (el-Bekare: 55).
Meqenëse zemra nga aspekti i anatomisë dhe i mjekësisë nuk është tjetër përveç një pompë dhe se të kuptuarit, vetëdija, besimi dhe emocionet etj., janë prej detyrave të mendjes, që besojmë se në aspektin anatomisë vendi i tij është truri me të gjitha fshehtësitë e tij. Andaj është e logjikshme që truri të jetë qëllim me të gjitha ato shenja për të cilat thuhet se vendi i tyre është zemra. Mirëpo, ky është mendim i kufizuar, sepse ai anulon diçka që është shumë me rëndësi në brendinë tonë e ai është shpirti. Ekzistenca e diçkahit është një pjesë dhe të kuptuarit të tij është diçka tjetër. Në Kur’anin famëlartë kemi vende tjera në të cilat Allahu i madhërishëm u drejtohet mendjeve dhe atyre që mendojnë, si për shembull: “Me të vërtetë në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt”. (Ali-Imran:190).
Fjala “zemra” në këtë kuptim përsëritet njëzetenjë herë. Kjo përsëritje nuk mund të jetë alegorike, por moskuptimi i duhur duhet të jetë e metë e paaftësisë së njohurive tona për të kuptuar natyrën e funksionimit të gjërave të ndryshme brenda nesh. Nëse truri është mjet nëpërmes të cilit praktikojmë përdorimin e të menduarit me anë të cilit, Allahu e dalloi njeriun prej qenieve tjera, kjo nuk do të thotë se truri është mendja. Mendja është prej veçorive të shpirtit, kurse truri është mjet për t’u shprehur për mendjen, ashtu sikurse që është ora mjet për t’u shprehur për kohën, por kjo nuk do të thotë se ora është vet koha.
Në librin “Pas vdekjes fillon jeta në një botë të padukshme”, të autorit dr. Semir esh-Shenavi, në të cilin shohim se autori thotë se me fjalën zemër në Kur’an, përveç aspektit material, ka për qëllim atë krijesë hyjnore që është shpirti, natyrisht se nuk mund të pranojmë se zemra dhe shpirti janë një, sepse shpirti braktis trupin, në ndërkohë që zemra mbetet në vendin e vet e heshtur edhe pas vdekjes. Andaj është më mirë të thuhet se zemra është qendra e shpirtit, por nuk është vet shpirti. Kjo është në përputhje të plotë me mendimin se zemra është vend i mendjes dhe të menduarit, ashtu siç thuhet në shumë ajete, sepse mendja është veçori prej veçorive të shpirtit, për të cilin mendohet se vendi i tij është kraharori apo zemra, për të cilin Krijuesi flet si një depo e qëlli


