Nga Kristjan Pashollari15 Gush 2021 1.8k
Vendi

Afganët në Shqipëri, reagon Koloneli Dritan Demiraj

Se pari, deshiroj te theksoj se situata ne Afganistan eshte e tmerrshme. Talebanet kane marre nen kontroll per tete dite 18 provinca nga 34 te tilla ne te gjithe vendin, perfshire ketu provincat me te medha Kandaharin, Heratin, Helmandin, Farah, Konduzin dhe Gaznin. Ne rrethim tani gjendet vetem qyteti i Mazar e-Sharif, Xhalalabadi dhe Kabuli.

Se dyti, talebanet e kane origjinen e tyre nga fillimi i konfliktit ne Afganistan gjate pushtimit Sovjetik 1979-1989. Ky pushtim beri qe Pakistani ne bashkepunim me SHBA-te dhe Arabine Saudite te financonin nje lufte me qellim largimin e Sovjetikeve nga Afganistani. Per kete qellim u krijua Byroja Afgane tek ISI (Sherbimi Sekret i Pakistanit, i cili konsiderohet si nje nga sherbimet me te forta ne bote). Byroja afgane nen drejtimin e gjeneral Mohammad Yousaf organizuan, sterviten dhe drejtuan ne lufte rreth 55.000 muxhahedine, kryesisht afgane dhe pakistaneze por edhe rreth 15.000 shteas nga vendet e Gjirit Persik, Algjeria, Libia, Turqia, Bosnja, Çeçenia, etj. Partite kryesore afgane qe moren pjese perbeheshin nga 7 parti ekstremiste Islamike dhe kater parti te moderuara. Komandantet kryesore ishin Gulbudin Hekmatyar, Mohammad Ismail Khan, Rabbani, Abdul Sayyaf, Ahmad Shah Masoud, Abdul Rashid Dostun, etj.

Se treti, pas perfundimit te luftes, Pakistani duke qene se ne vendin e tij kishte 3.5 milione refugjate afgane, filloi rekrutimin e te rinjve Afgane nga medresete e Pakistanit me qellim qe ne te ardhmen te instalonte nje qeveri Afgane pro Pakistanit. Per kete qellim u krijua Levizja e Talebaneve (studentet). Pas perfundimit te luftes me Sovjetiket, drejtuesit e partive filluan nje lufte civile me qellim kontrollin e Afganistanit. Ne vitin 1994, Levizja e Talebaneve nen drejtimin e Mullah Mohammad Omarit me mbeshtetjen e ISI-it, mori kontrollin e Kandaharit ne vitin 2004, ne vitet 2005-2006 edhe te provincave te tjera si Herati , Helmani, Farah, Nimruzi, etj. Ne vitin 1997 moren nen kontroll dhe Kabulin duke deklaruar krijimin e Emirateve Islamike te Afganistanit. Ne citin 1996 me ftese te Mullah Omarit ne Afganistan erdhi Osama bin Ladeni me rreth 2000 muxhahedine arabe, duke krijuar universitetin e xhihadizmit dhe terrorizmit nepermjet kampeve te stervites se terrorit si: kampi "Khalden", "Al-Farouq", " Tarnat", "Derunta" etj ne te cilat u sterviten mbi 40.000 terroriste nga e gjithe bota, te cilet realizuan mbi 4530 sulme terroriste ne SHBA, Europe, Afriken Veriore dhe Lindore, ne Saleh, Magreb, Somali, Algjeri, Arabine Saudite, Turqi, Jemen, Azine Juglindore, Subcontinentin Indian dhe jo vetem.

Se katerti, struktura e komandim- kontrollit te Talebaneve eshte si vijon:
Emiri i pergjithshem eshte Mawlawi Hibatullah Akhunzada. Ai drejton Shuran kryesore e cila perbehet nga tre Shura te tjera.

  1. Shura e Quetas, e cila drejtohet nga djali I Mullah Mohammad Omarit, Mohammad Yaqoobi.
  2. Shura e Peshawarit, e cila drejtohet nga djali I Xhalaluddin Haqqanit, Sirajudin Haqqani.
  3. Shura e Miran Shah e cila drejtohet nga Mahdi Arsolani.

Se pesti, ofensiva e tanishme ne Afganistan ka te beje me mbeshtetjen direkte te Pakistanit nepermjet ISI-it me armatime, pajisje logjistike, mbeshtetje ajrore, inteligjence, trupat speciale SSG dhe me rrjetet e shumta qe kane ne zonat e banuara nga Pashtu-te.

Se gjashti, ne perberje te Talebaneve gjenden 85.000 trupa te cilat bashkepunojne me rreth 15.000 terroriste te tjere si: Al-Qaeda ne Afganistan, Al-Qaeda ne Pakistan, Rrjeti Haqqani, Talebanet e Pakistanit Tehriki Pakistan (TTP), Talebanet Taxhike, Talebanet Waziri, grupet e financuara nga Pakistani te cilat kane ardhur nga Jammu dhe Kashmiri: Jaysh e-Mohammad, Lashkar e-Taiba (LeT), Lashkar e-Islam (LeI), Lashkar e-Jhangvi (LeJ), Lashkar e-Omar, Levizja Islamike e Uzbekistanit (IMU), ETIM e ujgureve, etj luftetaret e te cileve jane prezente ne Afganistan, duke shfaqur rrezik te madh se ne te ardhmen mund te krijojne perseri kampet e stevitjes se terrorizmit. Ne rast se do ti shtojme ketyre xhihadisteve edhe numrin e ushtareve dhe oficereve te policise afgane te cilet po I bashkohen radheve te Talebaneve (dezertoret), atehere ka mundesi qe brenda muajit gusht numri i tyre te shkoje ne mbi 50.000 te tjere. Kjo padyshim qe do te ndryshoje balancen e fuqise luftarake ne numer ne favor te Talebaneve. Aktualisht ushtria afgane ka (kishte pasi po dezertojne shume ushtare cdo dite) 180.000 ushtare, ndersa policia kombetare afgane 130.000 efektive.