Nga Kristjan Pashollari10 Jan 2022 6.7k
Vendi

Aktivitet fetar me besimtaret në qytetin e Kukësit nga Zyra e Gruas së KMSH-së.

Dhjetra gra besmitare, intelektuale, të qytetit Kukës dhe zonave përreth, u mblodhën në pallatin e kulturës së qytetit në një program kulturor/fetar të organizuar nga Zyra e Gruas pranë Myfrinisë Kukës.

Aktiviteti u hap nga Përgjegjësja e Zyrës së Gruas Kukës, znj. Farie Hoxha, e cila i falenderoi pjesëmarrëset për praninë e tyre dhe vlerësoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla në jetën e çdo besimtareje.

Këtë aktivitet e përshëndeti edhe Përgjegjësja e Zyrës së Gruas pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, znj. Fatma Karaj. Programi vijoi me këndimin e ajeteve nga Kurani, Ilahi, poezi, film me metrazh të shkurter dhe salavat për Profetin Muhamed (a.s.).