Nën kryesimin e Imamit të Madh të Al-Azharit, Eminencës së Tij Dr. Ahmed Al-Tayeb, Az'hari shpreh dënimin e tij maksimal për djegien e Kuranit të Shenjtë jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit nga një ekstremist në Suedi.
Imami i madh dënon me forcë akte të tilla të urryera, të cilat pasqyrojnë urrejtje të neveritshme dhe racizëm të papranueshëm. Ai gjithashtu thekson se përdhosja e përsëritur e shenjtërive fetare islame është një provokim i hapur ndaj ndjenjave të muslimanëve anembanë botës dhe promovon retorikë ekstremiste, fanatike dhe urrejtëse.
Az'hari bën thirrje për marrjen e masave urgjente dhe vendimtare për ndalimin e praktikave të tilla fyese, duke pohuar se këto fyerje të përsëritura barbare nuk mund të justifikohen apo mbrohen nën pretekstin e lirisë së mendimit apo shprehjes.
Az'hari i bën thirrje të gjitha institucioneve fetare anekënd botës të shprehen me fetwa ose deklarata për të bojkotuar të gjitha prodhimet suedeze.
Këtë gjë ka shprehur gjithashtu dhe Këshilli i të Urtëve Musliman i cili kryesohet nga imami i madh i Az'harit prof.dr. Ahmed Tajib.



