Të dhëna statistikore (1):
- Emri ndërkombëtar në anglisht: Algeria.
- Emri zyrtar: Algjeria.
- Sistemi i qeverisjes: Republikë.
- Sipërfaqja: 2,381,741 km.
- Numri i banorëve: 35,700,000 (2009).
- Dendësia: 13.3 (banorë në 1 km-).
- Muslimanë: 99%, 1% katolikë.
- Kryeqyteti: Algjeri.
- Grupet etnike: 99% arabë (prej tyre 14% berberë), 1% europianë.
- Gjuhët kryesore: arabe (zyrtare), berbere dhe frënge.
- Njësia monetare: Dinari algjerian 1 DZD = O. 00943563 EUR.
- Viti i pavarësisë: 1962.
- Festë kombëtare: 1 nëntori - Dita e revolucionit.
Pozita gjeografike:
Algjeria është shtet afrikan, i cili shtrihet në pjesën veriore të kontinentit dhe kufizohet nga perëndimi - me Marokun në një gjatësi 1559 km dhe me Saharën Perëndimore 42 km; nga lindja - me Libinë 982 km; nga verilindja - me Tunizinë 965 km; nga juglindja - me Nigerinë 956 km; nga jugperëndimi - me Malin 1376 km dhe me Mauritaninë 463 km. Ka dalje në detin Mesdhe, me një gjatësi 1622 km. Për nga madhësia, zë vendin e dytë, menjëherë pas Sudanit dhe në botë renditet e dhjeta(2).
ALGJERI: Si kryeqytet, shtrihet në bregdetin mesdhetar, mu në mes të rrugës bregdetare, e cila nga lindja e lidh Tunizinë me Marokun, që gjendet në perëndim të vendit. Algjeri konsiderohet prej qyteteve më të bukura të bregdetit mesdhetar, përkatësisht të pjesës jugore të Mesdheut. Gjithashtu në rajon konsiderohet qendër kulturore, ekonomike dhe politike. Ka një popullsi prej rreth 3.917.000 banorësh, afërsisht një e dhjeta e popullsisë së republikës. Njihet edhe me emrin Algjeri i Bardhë, për shkak të mbizotërimit të ngjyrës së bardhë nëpër ndërtesat e qytetit(3)
Algjeria ka afërsisht 20 universitete, përveç instituteve dhe fakulteteve të Tjera, që funksionojnë të pavarura(4).
Algjeria ka gjithsej 136 aeroporte, 28 prej të cilave funksionojnë për udhëtime të rregullta, 24 për udhëtime të parregullta dhe 84 aeroporte të tjera janë të paasfaltuara. Po ashtu ka edhe porte detare dhe rrugë hekurudhore(5).
Historia e Algjerisë
Algjeria në kohët e vjetra ishte e banuar nga fiset berbere, të cilat konsiderohet se të parat banuan Afrikën Veriore. Berberët konsiderohen me të drejtë autoktonë, si banorët më të lashtë të vendit. Romakët kishin pushtuar tokat berbere në vitet 46-44 para erës sonë. Pas ndarjes së Kishës së krishterë në vitin 395 të erës sonë dhe ekzistimit të Perandorisë Romake në dy kontinente - në atë perëndimore në Romë dhe lindore në Kostandinopojë - sundimi i romakëve në Afrikën Veriore u reduktua. Kurse, me shkatërrimin e Perandorisë Romake në shekullin V, berberët arritën të pavarësoheshin në një pjesë të madhe të territorit të tyre. Mirëpo gjendja e berberëve qe vështirësuar me ardhjen e vandalëve, të cilët okupuan vendin e tyre. Rrethanat e berberëve ndryshuan me shkatërrimin nga ana e vandalëve dhe nga ndërhyrja ushtarake e romakobizantinëve. Sundimi i këtyre të fundit në tokat berbere përfundoi me çlirirnin e myslimanëve në shekullin Vll, gjegjësisht në kohën e halifit të tretë të myslimanëve - Uthman ibn Af-fanit r.a., në vitin 26h/646m ..
Pastaj, pasuan çlirimet në periudhën e sundimit emevit (41h/661m -132h/750m), për të vazhduar sundimin e tyre abasitët (132h/750m - 656 h/1258 m). Mandej fisi Benu ziri në tokat e Algjerisë së sotme ngriti shtetin e tij, të cilin e pasuan fatiminjtë, murabitët dhe muvehidinët deri në vitin 669h/1270m, kur fisi Benu Zian mbizotëroi kundër muvehidinëve.
Fisi Benu Zian u përqendrua me seli në Tilimsan - qytet në Algjerinë e sotme. Pas rënies së Andaluzisë (1492m), luftërat detare dhe ato tokësore të myslimanëve kundër spanjollëve, nuk pushuan. Mirëpo, komandanti i forcave ushtarake të Perandorisë Osmane, Hajrud-din Barbarosi, në vitin 918h/1512m, në një luftë të vështirë kundër spanjollëve, arriti t'i dëbonte ata dhe t'i shpëtonte tokat e Algjerisë së sotme. Pra, që nga viti 1518m këto toka u bënë pjesë e Perandorisë Osmane, dhe ashtu qenë deri në vitin 1830m, kur trupat ushtarake franceze filluan okupimin ei Algjerisë. Pushtimi francez i Algjerisë u kurorëzua në vitin 1871, kur i tërë territori algjerian ra nën kontrollin dhe varësinë e Francës. Pavarësinë nga Franca Algjeria e fitoi më 5 korrik 1962. Që nga viti 1954, 1 Nëntori konsiderohet festë kombëtare e vendit, dita e Revolucionit, që shënon fillimin e luftërave guerile me synimin për pavarësinë e vendit nga francezët(6).
Historia e për


