Komandanti osman, Muhamed Ali Pasha, shkatërroi shtetin e parë saudito-arab vehabi, Emiratin e Dir'ijah, ndërkohë që pothuajse zhduku fisin Sa'udi.
Në vitin 1801, vendi i prehjes së Sejjiduna Husejn ibn Ali (nipi i dashur i Profetit ﷺ) në Qerbela u shkatërrua nga ushtria e Abdullah bin Sa'ud, duke shkaktuar zemërim të madh tek muslimanët. Pas këtij krimi të tmerrshëm, vehabistët e kthyen vëmendjen e tyre në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës, xhamia e Profetit ﷺ u dëmtua, shumë muslimanë u masakruan dhe karvanët osmanë u sulmuan nga Abdullah bin Sa'udi dhe ushtria e tij.
Si rezultat i krimeve saudio-vehabiste, kalifati osman sunit dhe veziri i tij në Egjiptit, gjenerali suni-shqiptar, Muhamed Ali Pasha dhe më vonë djali i tij Muhammed Ibrahim Pasha bënë luftë kundër fisit Sa'udit gjatë fillimit të viteve 1800 deri në vitin 1812. Kalifati Osman sunit e kishte rimarrë Medinën nga Vehabistët (Khauarixhët) dhe në vitin pasues 1813 Meka u çlirua.
Beteja e Dir’ijah
Në vitin 1818, një ushtri sunite osmane/egjiptiane e udhëhequr nga Ibrahim Pasha shkatërroi plotësisht forcat e Abdullah bin Sa'ud dhe mori kryeqytetin e tyre, Dir'iyah në Nexhd. Abdullah bin Sa'ud u kap së bashku me dy nga përkrahësit e tij. Ata u sollën në Stamboll, të lidhur me zinxhirë nëpër rrugët kryesore dhe u dërguan në burg.
Të nesërmen në mëngjes më 17 dhjetor 1818, Abdullah bin Sa'ud, sundimtari i fundit i shtetit të parë vehabist saudit të krijuar nga al-Sa'udët që sundojnë shtetin modern të Arabisë Saudite, dhe imami i tij u sollën para Sulltanit dhe publikisht u drejtuan për krimet e tyre kundër qyteteve dhe xhamive të bekuara./ bota-islame.com


