Nga Kristjan Pashollari8 Korr 2022 3.8k
Të tjera

Bajrami në Elbasan pas 55 vitesh falet në xhaminë e re në qendër të qytetit

Myftinia Elbasan njofton banorët e qarkut të Elbasanit se Kurban Bajrami është ditën e shtunë më datë 9 Korrik.

Gjithashtu ata që duan të marrin mirësitë e Krijuesit të gjithësisë në këtë ditë të shënuar njoftohen se falja e Kurban Bajramit kryhet në sheshin përpara xhamisë së Ballies në orën 06:05.

Pas 55 vitesh kjo ditë do të jetë edhe dita e parë e hapjes së xhamisë së Ballies për kryerjen e riteve fetare ditore.Zoti ua shtoftë mirësitë të gjithë shqiptarëve!