Bashkësia Islame e Kosovës ka ripërsëritur qëndrimin e saj për martesat e të njëjtës gjini, para seancës ku do të shqyrtohet në parim projekt-Kodi Civil që pritet të vij në rend ditë nesër.
Ky institucion fetar ka shpërndarë në faqen zyrtare një intervistë të Myftiut Naim Tërnava, të dhënë ku flitet për këtë tëmë.Në këtë intervistë, Tërnava ka thënë se “nuk lejohen asesi martesat e të njejtës gjini”
“Nuk kam t’bëj me ligje, unë kam t’bëj me qëndrime në islam.
Qëndrimi im është ky dhe nuk ndryshon, pavarësisht çka thotë ligji. Ligji tërë ditën le t’flet, fjala e Zotit është fjalë e Zotit, fjala e Pejgamberit është fjalë e Pejgamberit.
Sipas parimeve islame nuk lejohet asesi, në asnjë mënyrë, asnjëherë të shtrembërohet natyrshmëria e të qenit njeri.
Nuk lejohen asesi “martesat”, po i quajmë “martesa” të një gjinie”, thotë Tërnava në këtë intervistë.Ndryshe, përmes Kodit të ri Civil, ka shpresë të hapet rruga që të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë të drejtë të martohen me partneret/ët e tyre, pavarësisht gjinive që e përbëjnë çiftin.
Zyra e Presidentes, Zyra e Kryeministrit dhe Zyra e Kryeparlamentarit nuk kanë kthyer përgjigje kur janë pyetur se cili është qëndrimi i tyre rreth hapjes së rrugës ligjore për martesat mes personave të gjinisë së njëjtë.
Drafti i Kodit të ri Civil i hartuar në disa vite, është finalizuar dhe Qeveria e ka aprovuar më 29 dhjetor të vitit që lamë pas.
Në fakt, aprovimi i kodit në tërësi është shenja e vetme e ZKM-së, megjithëse nuk ka kthyer përgjigje për temën specifike.


