Nga Kristjan Pashollari5 Qer 2023 8.9k
Rajoni

Bashkësia Islame e Kosovës publikon çmimin e Kurbanit për vitin 2023!

Çmimi i Kurbanit për këtë vit i caktuar nga BIK është 160 euro.

Përmes një fotografie të postuar nga profili zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës bëhet e ditur që çmimi i Kurbani për vitin 2023 është 160 euro, një rritje prej 20euro nga viti i kaluar.

Nga Kurbanet e dhuruara të besimtarëve një pjesë e tyre do përdoret për Medresenë Alaudin dhe deget e saj, kurse pjesa tjetër do shpërndahet për familjet në nevojë.

Pagesat e Kurbanit mund të bëhen në Këshillin e Bashkësisë Islame në çdo qytet, përmes Llogarive bankare të BIK-ut ose përmes PayPal.

Kujtojmë që Kurban Bajrami këtë vit është me datë 28 Qershor 2023.

/botaislame.com