Nga Kristjan Pashollari29 Mar 2023 2.4k
Të tjera

Berlini vendos të lejojë mësueset myslimane të mbajnë shami në shkolla

Shteti gjerman i Berlinit do t'i lejojë mësuesit myslimanë të mbajnë shami, konfirmuan autoritetet të mërkurën, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.
Shamitë e kokës dhe mbajtja e simboleve fetare nga mësuesit do të lejohen, në përgjithësi, dhe mund të kufizohen vetëm në raste individuale nëse përbën rrezik për paqen e shkollës, tha departamenti i arsimit i Berlinit, në një letër zyrtare dërguar drejtorëve të shkollave.
Sipas aktit të neutralitetit të Berlinit, i cili i ndalon nëpunësit civilë të veshin veshje dhe simbole fetare, mësuesve në qytet u ndalohej të mbanin shami që nga viti 2005.
Por disa vendime gjyqësore në vitet e fundit nënvizuan se një ndalim i përgjithshëm i shamive përbën diskriminim dhe cenon lirinë fetare të garantuar me kushtetutë.
Departamenti i Senatit për Arsimin, Rininë dhe Familjen u tha drejtorëve të shkollave se ata duhet të respektojnë vendimet e fundit të gjykatës. / bota-islame.com