Nga Kristjan Pashollari22 Dhj 2021 7.9k
Rajoni

BFI gjithmonë pranë personave me nevoja të veçanta.

Të martën më 21.12.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti në takim zyrtar z. Ertan Shaqirin, Kryetarin e Shoqatës së personave me nevoja të veçanta SOS VITA.

Bashkësia Fetare Islame e RMV gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë në ndihmë dhe shërbim të atyre që kanë nevojë për t'ju qenë afër, siç kemi nevojë të gjithë për ndihmë nga të tjerët. Z. Ertan Shaqiri është duke bërë një veprimtari të jashtëzakonshme për të sensibilizuar të gjithë që të jenë human e solidar ndaj të tjerëve.

Angazhimi i tij është për sigurim të pozicionit të rehatshëm të tyre në shoqëri. Kjo e bënë të lumtur dhe krenar, ndërsa të tjerëve ju japin inspirimin dhe optimizmin.

Kryetari i BFI pati një bisedë konstruktive me Kryetarin e SOS VITA dhe u ra dakord që Bashkësia Fetare Islame do të jetë gjithmonë afër personave me nevoja të vaçanta.