Në këtë ditë, më 11 korrik 1995, filloi një genocid i muslimanëve boshnjakë në dhe përreth qytetit të Srebrenicës (në Bosnjë dhe Hercegovinë) gjatë Luftës së Bosnjes.
Pastrimi etnik i muslimanëve boshnjakë filloi kur komandanti Ratko Mladić (i njohur si 'Kasapi i Bosnjës') pushtoi qytetin e Srebrenicës dhe theri mijëra njerëz, përfshirë fëmijët. Më shumë se 8,000 muslimanë boshnjakë u therën brenda 10-11 ditësh. Përveç vrasjeve, më shumë se 20,000 civilë u zhvendosën dhe u dëbuan nga zona.
Misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara i udhëhequr nga Hollanda dështoi të ndalojë këto vrasje dhe shumë myslimanë të Bosnjës kishin kërkuar strehim duke besuar se ishte një zonë e sigurt.
Disa studiues thonë se dështimet e këtij misioni paqeruajtës të KB ishin aq të mëdha sa që jo vetëm që nuk mbrojti myslimanët boshnjakë, por në disa raste, ai i dorëzoi në mënyrë aktive djemtë dhe burrat të rinj forcave serbe të Bosnjës duke ditur se ata do të vriteshin.
Nuk ishin vetëm foshnjat, djemtë e rinj dhe burrat që iu nënshtruan mizorive dhe vrasjeve. Masakra gjithashtu pati krime të përhapura kundër grave, ku vajzat dhe gratë iu nënshtruan dhunës dhe përdhunimit.
Në dëshmitë e tyre pas masakrës, viktimat, duke përfshirë vajza dhe gra, thanë se atyre nuk u ishte dhënë asnjë mbrojtje nga forcat e KB, pavarësisht ngase këto forca kishin qenë dëshmitare të dhunës që po kryhej para tyre.
Kishte gjithashtu dëshmi ku të mbijetuarit treguan se si forcat serbe të Bosnjës kishin detyruar muslimanët boshnjakë të gërmonin varret e tyre dhe më vonë i qëlluan për vdekje. /bota-islame.com
Fotot e mëposhtme mund t'ju shkoktojnë shqetësime dhe nuk këshillohet të shikohen nga persona me ndjeshmëri të lartë.










