Fjala “Hadith” vjen nga gjuha arabe. Ne aspektin leksikor (gjuhesor) do te thote “El xhedidu” diçka e re, por edhe si lajm (1) me te cilen kuptohet te shprehurit (el-lefdhu). Ndersa ne aspektin terminologjik do te thote; “Çdo gje qe buron nga i derguari i Allahut Muhammedi a.s. qoft kjo fjale, veper, pelqim, cilesi njerezore, morale, trupore, personale etj) (2) Hadithi ka kaluar ne disa etapa derisa eshte unifikuar si shkence ne vete, aq sa sot ne universitet Islame dhe jo vetem , ne Medreset e botes eshte lende ne vete me te cilat mbrohen tituj shkencore. Hadithi filloj qe ne kohen e Profetit Muhammed a.s. por rregullat e tij si shkenc filluan diku rreth shekullit te kater te hixhrit. Gjate kohes se Profeti Muhammed a.s. hadithi ishte ne etapen e “Degjimit te haditheve“, per te vijuar me mbartjen e haditheve pra fjaleve te profetit a.s. dhe transmetimin e tyre, pra ajo qe sot quhet hadithit.
Si buroj hadithi?
Siç e permenda dhe me siper hadithi buron nga fjalet e Profetit Muhammed a.s. ku shoket e Profetit Muhammed a.s. e degjonin Profetin Muhammed a.s. dhe ate qe degjonin e mbanin mend, e praktikonin dhe ua mesonin te tjereve ate qe Profeti a.s. ka thene. Shoket (sahabet) e profetit a.s. kan qene ato te paret qe transmetonin fjalet , veprat e profetit Muhammed a.s. tek ato qe nuk i kan degjuar apo shikuar veprimet e Profetit Muhammed a.s. Ky quhet brezi besnik i transmetimeve te haditheve te profetit Muhammed a.s. Gjate kesaj kohe u dalluan sahabet te cilet me memorjen e tyre te larte arrinin te mbanin mend te gjitha fjalet e Profetit Muhammed a.s.. Aq mir i mbanin mend fjalet e Profetit Muhammed a.s. saqe vete Profeti Muhammed a.s. u ka thene:
“Allahu e nderofte fytyren e atij qe i degjon theniet e mija, i kupton, i mban mend dhe ua tregon te tjereve.” (Tirmidhi)
Ka hadithe te pavertet?
Per sa kohe qe ishte Profeti Muhammed a.s. gjalle, dhe pas tij shoket qe kan jetuar me Profetin a.s. ishte e pamundur te transmetohet, apo te shfaqen hadithe te gabuar apo te trilluar. Me kalimin e brezave filloj te shfaqen gabime apo devijanca ne hadith. Ne kohen e sundimit te Othmanit r.a u shafqen grindje dhe percarje mes besimtareve. Keshtu disa te keqperdorur filluan te hedhin ne sken genjeshtra. Ne kete kohe u be e domosdoshme kontrollimi i haditheve, dhe keshtu filloj humumtimi dhe kontrollimi i hadithit. Pershembull; kush e thote, nga kush e ka degjuar, personi qe e thote a eshte i besuar apo jo etj. Per shfaqjen e genjeshtrave , dhe percarjeve e kishte paralajmeruar dhe vete Profeti Muhammed a.s. ku thote: “Kur te perfundoj koha juaj sahab (shoke) do kete njerez qe do ju thone gjere qe ju nuk i keni degjuar, e as shikuar.” (Muslim)
Pse ndodhen perçarjet ne kohen e sundimit te Othmanit?
Parçarja dhe shfaqja e haditheve te rrem erdh si rezultat i nje grupacioni (shi) te cilet kerkonin te ishin ata ne sundim. Ata menduan se mund te merrnin sundimin duke fabrikuar hadithe te shpikuara, dhe falsifikime te ndryshme duke sajuar hadithe sipas interesit me objektiv marrjen e sundimit.
Koha e kontrollimit te hadithit
Kontrullimi i hadithit ka filluar ne kohen e sundimit te Othamit r.a. Ne kete kohe filloj hetimi i cdo hadithi, nese eshte ashtu sic e ka thene Profeti a.s. , nese jane transmetuar nga shoket e tij etj, apo jo. Qe nga koha e Othamanit e ne vazhdim kur ndonjeri thoshte ndonje hadith i kerkohej deshmitari se ku e ka degjuar, apo ku e ka marr ate hadith. Po ashtu nese ndonjeri thoshte ndonje hadith shikohej jeta e personit qe e thote kete. Keshtu dijetaret te cilet ne atekohe ishin Sahabet (shoket qe kishin jetuar me Profetin a,s.), e me pas pasuesit e tyre (tabiinet) filluan tu terheqin vemendjen njerezve, qe te mos flasin kur jane te paditur. (3)
Pranimi i haditheve
Hadithet filluan te pranohen vetem nga ato persona te cilet me pare verifikoheshin se kush jane, cfare personaliteti kane, cfare dijesh islame, cfare memorje ka, cfare familje, shokesh, deshmitaresh etj. Kjo ka qene koha e fillimit te shkences se hadithit. Aq te forta u bene rregullat e pranimit te hadithit nga nje person saqe tregohet nje rast nga Ibn Ebi Zenadi e ky nga babai i tij i cili ka treguar se: “Erdh ne Medinje nje grup prej 100 dijetaresh te cilet po ashtu ishin devotshem, ishin te besueshem, por nga keta nuk u pranohej hadithi. Kjo per shkak se ato nuk kishin memorie te forte.”
Vertetesia (saktesimi) i hadithit
Sabahet filluan te saktesojne hadithet nepermjet shkrimi si psh; Abdullah bin Amer, Ibn Mesudi, Ebu Hurejra, Xhabir bin Abdullahu etj. Me


