Nga Kristjan Pashollari3 Shk 2022 4.4k
Të tjera

Çfarë janë 3 muajt e shenjtë ?

Dielli i dy botërave, Pejgamberi ynë(paqja e Zotit qoftë mbi Të) ishte ulur në mesxhidin e lumturisë me sahabët e Tij. Aty erdhi një grup me robër. Në ato momente, Profetit a.s i tërheqi vëmendjen një grua që kërkonte diçka me ngulm në mesin e tyre. Gruaja, çdo fëmijë që i dilte para, e merrte, përqafonte dhe i nuhaste, pastaj e linte. Pastaj e gjeti fëmijën e saj dhe e shtrëngoi në përqafim, e puthi e i nuhati aromën e dashur, duke mos u ngopur me të.
Përballë kësaj tablloje, i dashuri i Allahut (a.s) u prek shumë.
Duke qarë me ngashërim, drejtoi gishtin nga ajo grua dhe u tha sahabëve : ’’A e shihni atë grua?’’.
Po, u përgjigjën sahabët e nderuar!
''A e hudh në zjarr kjo grua fëmijën e saj që mban në krahrorë?’’- pyeti i Dërguari i Allahut (s.a.s).
‘Nuk ka mundësi të ndodh kjo!’, u përgjigjën sahabët me habi.
Pas kësaj, Dielli që shkriu akujt e zemrave (s.a.s), duke na lënë si testament në zemrat dhe mendjet tona, na tregon për mëshirën e ALLAHUT Mëshirplotë!.
 ‘Allahu është më i mëshirshëm se ajo grua, nuk dëshiron t’i hudh në zjarr
robërit e Tij’.

Allahu, i cili ka një dhembshuri dhe mëshirë të tillë, ka vendosur disa ditë dhe netë të veçanta përgjatë vitit për robërit e Tij, në mënyrë që të bëjnë përparim shpirtëror në botët e tyre të zemrave. Në këto periudha të veçanta kohore, flladet e mëshirës së Allahut bien si rrebesh mbi robërit e Tij.

Në ditët e sotme, ne po përjetojmë gëzimin e arritjes së "tre muajve" të kësaj periudhe kohore. Siç dihet, muajt arab Rexhep, Shaban dhe Ramazan ndryshe quhen dhe “tre muajt”.
Tre muajt; që janë një treg fitimprurës për ahiretin, hapen vetëm një herë në vit dhe vazhdojnë për tre muaj. Ata që e shfytzojnë këtë kohë përfitojnë shumë, kurse ata që privohen nga kjo, ju duhet të presin stinën e ardhshme të tre muajve. Sigurisht nëse janë ende në jetë.
Sikur askush nga ne nuk është i garantuar se do jetë gjallë nesër, nuk mund ta marrë përsipër arritjen e stinës së ardhshme. Kështu që, ajo që na ngelet është të përfitojmë sa më shumë nga kjo kohë, dhe ta pranojmë atë si mundësinë e fundit që e kemi në dorë. Tre muajt janë ditë mundësish, një sezon fitimesh shumë pjellore. Ditë ku një gjë që mbjellim, e korrura e saj do jetë me mijëra shpërblime që i shtojmë në thesarin e veprave tona të mira./ Bota-Islame