Nga Kristjan Pashollari21 Tet 2022 1.5k
Të tjera

Dashuria ndaj Muhamedit (savs)

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Salavati dhe bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin (savs), për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në amshim.

Vëllezër të dashur!

Tema e hutbes së sotme është: “Dashuria ndaj Muhamedit (savs)”

Allahu i Plotfuqishëm në Kuranin fisnik thotë: “Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët.” (el-Mu’minun, 1)

Ky shpëtim dhe ky sukses, të cilin Allahu i Plotfuqishëm e përmend në fillim të sures el-Mu’minun, quhet Xhenet. Dhe ky, në fakt, është i vetmi sukses i vërtetë, sepse sikur të bëhej krahasimi midis Xhenetit dhe suksesit të kësaj bote, çdo sukses i kësaj bote do të ishte i mjerë, edhe pse edhe ato suksese të vogla të kësaj bote janë shumë të rëndësishme për ne.

Natyrisht, shkallët e besimit tek besimtarët nuk janë të njëjta, andaj as shkallët e suksesit të tyre nuk mund të jenë të njëjta. Disa besimtarë do të jenë lart në Xhenet, shumë afër Allahut të Dashur, ndërsa disa do ta gjejnë vendin e tyre mu pranë dyerve të Xhenetit. Por megjithatë, suksesi është sukses. Për ta arritur atë sukses, të dy grupet duhet ta përmbushin kushtin bazë, i cili është dashuria për Allahun e Dashur. Sepse, ai që nuk e do Allahun e dashur, ai nuk ka çfarë të kërkojë në Xhenet dhe as të ëndërrojë për të. Kurse ai që pretendon se e do Allahun e Dashur duhet ta vërtetojë pretendimin e tij.

Krijuesi i botëve thotë: “Thuaju (o Muhamed): ”Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe do t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” (Âlu ‘Imrân, 31)

Prandaj, për ta dëshmuar dashurinë e tij për Allahun e Dashur, besimtari duhet ta merr si model Muhamedin (savs), njeriun më të dashur tek Allahu i Plotfuqishëm, ta ndjekë sunetin e tij, të stoliset me moralin e tij dhe ta imitojë sjelljen e tij.

Lidhur me këtë Muhamedi (savs), thotë: “Të gjithë pasuesit e mi do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë.” Sahabët e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, cili refuzon të hyjë në Xhenet?” Ai u përgjigj: “Kush më bindet mua, do të hyjë në Xhenet, e kush më kundërshton mua, refuzon të hyjë në Xhenet.” (Buhariu)

Besimtari që të mund ta pasojë Muhamedin (savs), së pari duhet ta dojë atë, kurse për ta dashur, para së gjithash, duhet të gjejë vend për të në jetën e tij dhe në zemrën e tij. Dhe atë, jo çfarëdo vendi, por vendin e parë – para të gjithë njerëzve të tjerë.

Muhamedi (savs), për këtë thotë: “Askush prej jush nuk do të jetë besimtar derisa unë të jem më i dashur për të sesa prindërit e tij, fëmijët e tij dhe të gjithë njerëzit.” (Transmetim unanim) Në bazë të këtij hadithi transmetohet se shumë sahabë, kur i drejtoheshin Pejgamberit (savs), e praktikonin të thoshin: “O i Dërguari i Allahut, i bëfsha kurban nënën dhe babanë tim për ty!”

Se sa shumë sahabët e donin Pejgamberin (savs), më së miri tregon shembulli i një gruaje sahabije nga Medina, të cilës në betejën e Uhudit mushrikët i kishin vrarë babanë, vëllanë, burrin dhe dy djemtë. Në fakt, kur ushtria e mundur muslimane u kthye në Medine, gjëja e parë që ajo pyeti ishte: “Çfarë ka ndodhur me Muhamedin (savs)?” Ata i thanë se ai është mirë. Por, ajo nuk u mjaftua me kaq, prandaj tha: “Ma tregoni ku është!” Dhe kur e pa, tha: “O i Dërguar i Allahut, kur ti je gjallë, çdo vuajtje është më e lehtë!”

Përveç që duhet të jetë para të gjithë njerëzve, Pejgamberi (savs), për besimtarin duhet të jetë edhe para vetes së tij. Lidhur me këtë, Abdullah ibn Hishami (r.a.) tregon: “Ne ishim bashkë me të Dërguarin e Allahut (savs), kurse ai ishte ulur dhe e mbante dorën e hz. Omerit. Në një moment, Omeri (r.a.) tha: “O i Dërguari i Allahut, ti je më i dashur për mua se çdo gjë tjetër, përveç vetes time!”, duke shprehur kës