Nga Kristjan Pashollari13 Mar 2023 1.7k
Të tjera

DEKLARATA E DIJETAREVE HANBELI KUNDËR IBN ABDUL VEHHAB EL-NEXHDI-t [/2]:

Shejhu Islam Sulejman ibn Abdul Wehhab el Hanbeli - Vëllai i madh i heretikut Muhammed Ibn Abdul Vehhab (MIAW) pat thënë për të:

“Ju keni bërë ‘tekfir” të gjithë Umetin e Muhamedit” ﷺ , kur thoni se kushdo që i bën këto vepra është mosbesimtar dhe kush nuk i bën tekfir atij edhe ai është mosbesimtar. Ju identifikoni pafesinë dhe apostazinë (irtidatin) në qytetet e muslimanëve apo edhe të tjera nga tokat e muslimanëve, e bëtë tokën e tyre vend lufte, duke perfshirë edhe dy xhamitë e shenjta. E gjithë kjo tokë për ju është tokë lufte, njerëzit e saj janë jobesimtarë, sepse ata ‘adhurojnë’ idhujt ashtu siç pretendoni ju, dhe të gjithë ata për ju janë politeistë, politeizëm që e hedh jashtë gjirit të Islamit. Ata që ju i bëni tekfir sot, gjakun dhe pasurinë e të cilëve ju i bëni të lejueshme për veten tuaj, ta dini që besimi i tyre është besimi i Ehlul Sunetit wel Xhemat.”

Përfundimi i dijetarëve Hanbeli dhe imamit të tyre në kohën e tij, Shejh Muhamed bin 'Abdullah bin Fairuz el-Hanbeli - nipi i tezes së MIAW:

“Dhe dije – Allahu na udhëzoftë neve dhe juve – se u vërtetua dhe u shfaq në publik dhe në privat se Muhamed ibn Abdul-Vehabi e bëri tekfir publikisht një grup muslimanësh duke përfshirë popullin e al-Rijadit dhe të tjerë, dhe bëri gjakun e tyre dhe pasurinë e tyre të lejuar, dhe shkuan në vende të ndryshme duke i premtuar popullit të tyre se do të luftojnë popullin e el-Rijadit dhe të tjerëve. Dhe aludoi duke i bërë ata si politeistët, të cilët Allahu e urdhëroi Pejgamberin e Tij ﷺ t'i luftojë, dhe ai i robëroi ata (myslimanët) dhe ua mori pasurinë, dhe për këtë arsyetoi me ajete që zbritën për politeistët. Ai vendosi veten dhe vendet përreth tij dhe ata që pranuan fjalën e tij sikur të ishte i Dërguari i Allahut ﷺ dhe shokët e tij.”

Ulema Muhamed bin Abdurahman bin Afalik el-Hanbali - mësuesi i MIAW:

“Unë i ndjek shumë letrat e Muhamed ibn ‘Abd al-Vehhabit, ndjehem i habitur nga nxitimi i tij për të bërë tekfir dijetarët e Umetit dhe nga ndjekësit e tij të cilët janë njerëz injorantë. Synimi i tij është të rrëmbejë këtë Ummet dhe të tregojë që muslimanët të cilët kundërshtojnë gënjeshtrën e tij dhe të pafetë kurejshit janë të barabartë, ashtu siç me bëri vargjet e shpallura mbi të pafetë [duke i zbatuar] mbi këtë Ummet, gjithashtu ajetet e shpallura për sahabët [duke u zbatuar] mbi të dhe pasuesit e tij. Ai bëri padrejtësi dhe u tall me ajetet e Allahut, dhe ky njeri bëri fyerjen e këtij Ummeti dhe grabitjen e tyre, armiqësinë ndaj tyre, urrejtjen e tyre dhe tekfirin e themeleve të fesë së tij të kalbur. Dhe ju [vehabitë] nuk i morët thëniet e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, por e latë atë dhe i morët thëniet e Ibn Abdul-Vehabit dhe pohuat se teuhidi (Njëshmëria e Zotit) juaj nuk është e plotë nëse nuk i bëni tekfir Ummetit. A është racionalisht e mundur që i gjithë Ummeti të braktisë kur braktisja e tyre është ligjërisht e palejueshme për shkak që vetë ai a.s. e thotë: “Umeti im nuk mund të mblidhet në devijim.” Dhe, a ju ka urdhëruar Allahu që t'i vrisni adhuruesit? Dhe, a ju urdhëroi të vrisni dëshmitarët?: “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Allahut." Pra çfarë është kjo injorancë?"

Shejh el-Kadi Sulejman ibn Muhamed bin Sajim al-Inzi al-Hanbali - Gjykatësi i al-Riyad:

“Në krahinën tonë u shfaq një njeri bidatçi dhe injorant, devijues dhe i devijuar, bosh nga dituria dhe devotshmëria, prej tij amendohen çështje të tmerrshme. Nga ai u përhap një gjë që u bë e njohur dhe mbushi veshët e njërëzve, por ende nuk ka kaluar në vendet tona, kështu që dëshirojmë t'ua bëjmë publike dijetarëve muslimanë dhe trashëgimtarëve të të Dërguarit të Zotit (ﷺ) në mënyrë që ju t’i kapni këto zogj grabiqarë pa sulmuar zogjtë e vegjël, dhe të kundërshtoni bidatet dhe devijimet e tij, injorancën dhe keqbërjet e tij… dhe ndër më të mëdhatë e tij janë: 'Se kushdo që nuk pajtohet me të në çdo gjë që thotë dhe nuk dëshmon se ai është e vërteta, ai (MIAW) e deklaron atë si mosbesimtar. Dhe kushdo cili u pajtua me të dhe i besoi atij në çdo gjë që pretendon, ai (MIAW) e deklaron: "Ti je monoteist".

Gjykatësi i qytetit Nexhdi të Harmas, Shejh Abdullah bin Isa al-Muwajsi al-Hanbali - një përgjigje sarkastike për djalin e tezes së tij, MIAW:

“Edhe fëmijët e Harmas e dinë teuhidin më mirë se burrat e tyre (MIAW dhe pasuesit e tij