Nga Kristjan Pashollari27 Jan 2022 5.7k
Rajoni

DELEGACIONI I BFI TAKOHET ME AMBASADORIN E KUVAJTIT NË SOFJE

DELEGACIONI I BFI TAKOHET ME AMBASADORIN E KUVAJTIT NË SOFJE

Të mërkurën, më 26.01.2022 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai pati takim zyrtar në Ambasadën e Kuvajtit në Sofje me Ekselencën e tij Ambasadorin e Kuvajtit Dr. Ja'kub El Atiki.

Me një pritje të ngrohtë dhe të sinqertë e vëllazërore, në selinë e Ambasadës së Kuvajtit në Sofje, Ekselenca e Tij, Ambasadori i Kuvajtit Dr. Ja'kub El Atiki u dëshiroi mirëseardhjen delegacionit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe në përbërje të: Dr. Qenan ef. Ismailit - Myfti i Shkupit, H. Sabahudin ef. Zendelit - Myfti i Gostivarit, H. Ismet ef Ademit dhe shoqëruesve të Reisul Ulemasë Emin dhe Bashkim Abazi.

Në këtë takim, Kreu i BFI shfrytëzoi rastin që ta njoftojë Ekselencën e tij me Bashkësinë Fetare Islame si dhe rreth rrjedhave fetaro islame në vend, për sfidat me të cilat ballafaqohet BFI në RMV. Poashtu u bisedua për një bashkëpunim të mirëfilltë në mes dy institucioneve në sfera të ndryshme.

May be an image of 4 people, people sitting and indoor



Me qëllim të zhvillimit të këtij bashkëpunimi u bisedua edhe për procesin e akreditimit të BFI në shtetin e Kuvajtit me çka do hapeshin rrugët e forcimit të lidhjeve tona të ndërsjella. Nga ana e tij, Ambasadori Dr. Ja'kub El Atiki e njoftoi delegacionin e BFI se ky proces është në përfundim e sipër dhe se së shpejti pritet të përfundojë.

Në shenjë respekti ndaj delegacionit të BFI, Ambasadori i Kuvajtit Dr. Ja'kub El Atiki bëri edhe një pritje tjetër në Rezidencën e tij ku shtroi edhe drekë për ti nderuar mysafirët nga Maqedonia e Veriut, gjest që dëshmoi edhe për afërsinë e tij me BFI e RMV dhe muslimanëve në përgjithësi.

Në fund të takimit, në shenjë mirënjohjeje, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emër të Delegacioni të BFI dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame, i dhuroi Ambasadorit emblemën e BFI të RMV.