Guvernatori i Irakut Omer ibni Hubejra thërret Ebu Hanifen në prezencën e tij edhe i kërkon që të pranojë postin e Kadiut (gjykatësit).
Ebu Hanife i thotë: "Nuk pranoj, vallahi nuk jam i denjë për këtë punë."
Vallahi që je i denjë për këtë punë prandaj do të pranosh - ja kthen Omer ibni Hubejra.
Duhet të japësh shpagim për betimin që bërë o guvernator, sepse njeri prej nesh do të dalë gënjeshtarë në betimin e tij edhe ti ke më shumë mundës se unë për t'a shpaguar atë -i thotë Ebu Hanife dhe vazhdon arsyetimin; Në qoftë se unë jam i drejtë në betimin tim atëherë nuk jam i denjë për atë post, në qoftë se gënjej në betimin tim atëherë si mund të bësh gjykatës një gënjeshtar?
Omer ibni Hubejra u zemërua edhe më shumë edhe tha:" Vallahi në qoftë e nuk pranon postin e gjykatësit do të urdhëroj të të rrahin me një mijë goditje shkopi."
Më dëno sa të duash, unë nuk do t'a pranoj postin e gjykatësit. Pasi e goditën disa herë Ebu Hanife i mërzitur ju drejtua guvernatorit:" Kije frikë Allahun o Omer, edhe përgatitu për ditën që nuk pranohet si justifikim vetëm se fjalë e vërtetë."
Omer ibni Hubejra u prek nga këto fjalë edhe urdhëroi shërbëtorët që t'i jepnin një shpërblim Ebu Hanifes nga thesari i shtetit.
Ebu Hanifja nuk e pranoi as shpërblimin. Omer ibni Hubejra u nxeh edhe më shumë edhe i tha: "Çfarë, tani nuk pranon as dhuratat e mia?"
Dhuratat e tua i pranoj, por ti s'po më jep nga pasuria jote, po më jep nga thesari i shtetit, e unë nuk jam as muxhahid që mbroj shtetin, as jetim dëshmori, e as i varfër që të meritoj pagesë nga thesari i shtetit.
Merri o Ebu Hanife edhe mos më nxirr probleme - i tha Omer ibni Hubejra.
I marr, por vetëm me kushtin që të qëndrojnë në thesarin e shtetit dhe ti tërheq kur të kem nevojë - ju përgjigj Ebu Hanife dhe më pas mori një copë letër, shkroi diçka në të, e futi në qesen e mbushur plot e përplot me florinjtë dhe ja dha punonjësit të thesarit të shtetit.
Ebu Hanife nuk i mori paratë derisa u largua nga kjo botë. Pasi ndërroi jetë punonjësit e thesarit të shtetit thërritet trashëgimtarët e Ebu Hanifes për të tërhequr paratë. Kur e hapën qesen me florinjtë gjetën të shkruar në të.
"Kjo është pasuri që Ebu Hanife e ka marrë padrejtësisht nga thesari i shtetit, prandaj kjo pasur nuk është hallall as për Ebu Hanifen, as për familjen dhe as për trashëgimtarët e tij."
Allahu e mëshiroftë Ebu Hanifen, nuk e pranonte detyrën e gjykatësit nga thjeshtësia, nga frika se nuk ja jepte hakun siç duhej megjithëse ishte nga personat që mund t'a bënin më së miri atë dhe largohej nga përgjegjësia. Çdo të thoshte po të jetonte në kohën tonë ku njerëzit për një copë karrike shesin gjërat më me vlerë dhe hyjnë nga roli në rol për t'u bërë pretagonist dhe për të rënë në sy.
Ebu Hanife megjithëse ka qenë njëri nga figurat më të spikatura të botës islame, që nga mendimet e tij do të përfitonin myslimanët në çdo shekull, nuk e shikonte veten të denjë për të marrë shpërblim nga thesari i shtetit. Këtë sinqeritet Allahu ja shpërbleu duke e lartësuar në dynja, inshallah këtë shpërblim do t'a shijojë edhe në ahiret. / bota-islame.com
pregatitur nga: Imam Erjol Haxhiu


