Nga Kristjan Pashollari31 Tet 2022 2.6k
Të tjera

Drejtori i Diasporës vizitë në Xhaminë e Solothurnit-Zvicër

Në kuadër të programeve të këtij vikendi në Zvicër më 29.10.2022 Dr. Selver ef. Xhemaili Drejtor për diasporë në Rijasetin e BFI e RMV, vizitoi Xhaminë në Herzogenbuchsee-Solothurn.

Në emër të Kryetarit të BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, u interesua per aktivitetet e kësaj xhamie, ndërsa xhematit të mrekullueshëm u përcolli selame dhe urime. Xhemati edhe pse në numër relativisht të vogël po bën vepra të mëdha.

Konkretisht objektin e qendrës islame, një projekt madhështor që dalëngadalë shkon drejt finalizimit.

Një shoqëri e bukur ku komunikohet në gjuhën Shqipe, Turke dhe Gjermane.

Ju urojmë gjithnjë suksese në të ardhmen.