“A mund të jenë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?” (Kurani, Ez-Zumer: 9)
Arsimimi është kushti i parë që gruaja të mund të kuptojë njerëzoren në veten e saj. Gjatë gjithë historisë, në mjedise të ndryshme, gruaja është përballur me trajtime të ndryshme. Gruaja në Perëndim, e privuar nga çdo lloj të drejte, madje nga e drejta e njohjes dhe e pranimit të saj si njeri, e ka filluar luftën me arsimim. Duke njohur drejtësinë dhe njerëzoren, ka mundur të kuptojë se duhet të kërkojë të drejtat e saj dhe, kështu, e ka çuar përpara me forcë luftën e saj. Përsa i përket gruas në Lindje, edhe ajo, duke marrë shembull nga shoqja e saj në Perëndim, pati dashur të përdorë të njëjtën armë. Vetëm Islami ishte ai që i pranoi dhe i njohu të drejtat e saj. Dhe gruaja ndiente më tepër nevojën për ta mësuar këtë.
Për ta shpëtuar njeriun nga llumi i padrejtësisë dhe zvetënimit ku ishte zhytur, Kurani i Madhnueshëm, i zbritur katërmbëdhjetë shekuj më parë, fillonte me urdhrin “Lexo!”: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur. Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. I mësoi njeriut atë që nuk e dinte”.
Edhe gruaja, ashtu si burri, është “rob” i Allahut. Ndëshkimin apo shpërblimin e veprës së vet do ta marrë individualisht. “Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër”. “Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër, duke qenë besimtar, hyn në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie”. Lidhur me këtë, edhe femra, ashtu si mashkulli, është nën përgjegjësinë që gjithë veprimet e veta t’i kryejë në përputhje me urdhërat e Allahut dhe të mos dalë jashtë porosive hyjnore. Dhe prandaj është e detyruar të mësojë urdhrat dhe porositë e Allahut.
Aliu r.a., ajetin Kuranor përkatës “O besimtarë, ruani veten tuaj dhe pjesëtarët e familjes tuaj nga zjarri (ferri)” e kishte komentuar në këtë formë: “I edukoni ata, u jepni dituri atyre!”.
Rëndësia e arsimimit për gruan
Gruaja është mësuesi më i shkëlqyer i fëmijëve. Që gruaja të mund t’i japë fëmijës një arsim të shkëlqyer për një kohë të gjatë në periudhën e rritjes, është kusht arsimimi i saj, njohja dhe përgatitja praktike mësimore dhe moralo-etike e saj. Për të gjithë është e njohur rëndësia e shprehive që fitohen në moshë të vogël. Është thënë: “Ç’hyn në djep, del në varr”.
Një grua e arsimuar kalon një jetë me marrëveshje me burrin dhe, po qe e nevojshme, e ndihmon në punët e tij. Pejgamberi a.s., thoshte kështu për Hatixhenë r.a.: “Betohem se Allahu nuk më dha mua një grua më të mirë se Hatixhenë. Ajo më besoi kur njerëzit s’më besonin, ajo më dha të drejtë kur çdokush më përgënjeshtronte, ajo më ndihmoi materialisht kur çdokush më braktiste!”
Pretendohet se mësimi i shkrim-leximit, arsimimi, bëhet shkak te gruaja, nga pikëpamja moralo-etike, për shfaqjen e sjelljeve të këqija. Kjo nuk është e drejtë. Është me rëndësi të sqarojmë se injoranca kurrë s’mund të ketë vlerë dhe dobi në raport me diturinë.
Sigurisht, nuk ka ndonjë lidhje midis diturisë së vërtetë, arsimit dhe edukatës, nga njëra anë dhe sjelljeve jomorale, nga ana tjetër. Veçse, morali i të rinjve pikërisht në moshën e rritjes mund të prishet po qe se sistemi arsimor i largohet kritereve të edukatës, kur mungojnë rregulli dhe disiplina. Arsimimi i femrës në shoqërinë Islame s’do të thotë jetesë e përzier me meshkujt dhe flirt, s’do të thotë që femra të bredhë e përqafuar me shokun e saj nëpër korridoret e shkollës, në parqe e lulishte. Dituria nuk kërkon rekuizitën si të një valltareje ose makiazhin si të një aktoreje. Në të kundërt, neveritet nga këto.
Gjendja arsimore e gruas sipas Sunnetit
“Mos i rehatoni gratë në qoshe, mos i mësoni të shkruajnë, vetëm i mësoni të endin dhe të lexojnë suren Nur”. Një hadith që qarkullon me një kuptim të tillë, është i sajuar. Një porosi e tillë nuk është dhënë nga i Dërguari i Allahut a.s.. Në të kundërt, i Dërguari i Allahut a.s., ka kërkuar mësimin e shkrim-leximit për gratë, madje, këtë gjë e ka urdhëruar. Konkretisht, nga Shifa Hatun kishte kërkuar që t’i mësonte gruas së vet Hafsa shkrimin dhe t’i jepte nga përvoja e saj. Në një porosi të tij kishte bërë të qartë se Providenca Hyjnore do t’i jepte dyfish shpërblim atij personi që… “edukon dhe arsimon skllaven e tij…” Kur arsimimi dhe edukimi i një femre jo të lirë përbën një vepër të mirë, sigurisht e


