Nga Kristjan Pashollari23 Maj 2022 1.1k
Të tjera

EDHE NJË RAMAZAN I BEGATSHËM-Reisul Ulema Shaqir ef. Fetahu.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut- Shaqir Fetahu në llogarinë e tij në Facebook ka shprehur një mesazh falenderues për të gjithë besimtarët që kanë kontribuar për BFI-në në ndihma ekonomike si Zekati dhe Sadakaja e Fitrit!


Mesazhi i plotë:-
"Kaluam edhe një Ramazan të bukur dhe të begatshëm. Të gjitha organet dhe institucionet e BFI-së në RMV vepruan me një angazhim të jashtzakonshëm, me aktivitete të pandërprera, ambijent të këndshëm duke formuar një shije dhe lidhje të lartë me Zotin dhe besimtarin, me familjet dhe popullin, me qëllim të agjërimit të përzemërt, lutje të sinqerta, solidaritet në vepër, paqe me gjithë secilin. Sipas analizave të Sektorit Finansiar të Rijasetit të BFI në RMV veçantia edhe e Ramazanit të sivjem është kontributi i besimtarëve në Fitra dhe Zekatë edhe sivjet tejkalohet rezultati rekord i vitit të kaluar të Ramazanit 2021.

Andaj, kam obligim fetar e institucional, që në emër të BFI-s së RMV të gjitha institucioneve, muftinive e muftinjëve, imamëve, vaizëve, muezinëve, mutevelive, besimtarëve të vendit dhe bashkëatdhetarëve tanë në Europë dhe më gjërë t'ju shprehim mirënjohjet tona për kontributin e madhë në mirëmbajtjen e institucioneve tona fetaro arsimore siç janë SHMI" Medreseja Isa Beu" - Shkup, paralelet e saja dhe Fakulteti i Shkencave islame në Shkup. Zoti i plotfuqishëm ua pranoft dhe të vazhdojmë në bartjen e emanetit të Islamit për të mirën tonë të përgjithshme.

QOFT SHPËRBLIMI I ALLAHUT FUQIPLOTË MBI TË GJITHË ATA QË KONTRIBUAN PËR HIRË TË NGRITJES SË VLERAVE ISLAME DHE MË GJËRË."