1. E vërteta dhe llojet e ëndrrës. Shpirti në ëndërr sheh të ardhmen.
2. Endrrat e vërteta ose besnike
3. Disa shembuj lidhur me ëndrra besnike.
Vjen nata dhe ju bini në gjumë. Kapakët e syve ju mbyllen dhe ju nuk shihni, veshët nuk ju dëgjojnë, gjuha nuk ju flet, dora nuk ju kap dhe këmba nuk ecën dot më. Po qe se ju afrohet dikush pranë dhe ju flet, ju as e shihni, as e dëgjoni. As ai nuk di gjë se ç'shihni e ç'dëgjoni ju. Pastaj, pasi ngriheni në mëngjes dhe, pas faljes, në vend që të kërkoni të hani, silleni rrotull plot emocion nën ndikimin e ëndrrës që keni parë dhe kërkoni t'ia tregoni dikujt që e keni më të afërtin e më të dashurin dhe që i besoni më shumë. Pse veproni kështu ndërsa e keni barkun bosh? Ja, pra, në jetën e përditshme të njeriut ka ngjarje të tilla që e bëjnë ta harrojë urinë dhe që ushtrojnë mbi të ndikim të madh. Të gjitha këto janë kundërveprime të shpirtit.
1. E vërteta dhe llojet e ëndrrës. Shpirti në ëndërr sheh të ardhmen.
Njeriu që kridhet në gjumë është si njeriu që kridhet në det ose në hapësirën e kozmosit. Ose kridhet me sy mbyllur dhe kthehet prapë pa parë agjë, ose jepet pas lodrave që ka marrë me vete dhe, nën ndikimin e tyre, nuk sheh dot asgjë, ose sodit fosforeshencën e dallgëzimeve të detit dhe veprimtarinë enigmatike që zhvillohet në hapësirëh qiellore dhe i bart ato në botën e vet. Ja, në këtë kategori mund t'i trajtojmë ëndrrat.
Janë disa që s'dinë gjë tjetër veçse të bien në gjumë e të zgjohen. Janë sikur të jenë zhytur me sytë lidhur në errësira dhe kthehen në botën e vet pa parë asgjë!
Disa herë ndodh që ngjarje të hedhura në nënvetëdije, ngjarje emocionante të jetuara dhe çështje të ngarkuara vetëdijes duke u përqëndruar shumë mbi to, duke i menduar gjatë e duke u rikthyer disa herë tek to, gjatë ëndrrës dalin në vetëdije. Të këtij lloji janë ngjarje të tilla si ngritja nga gjumi në gjendje të trembur e të emocionuar për muaj me radhë i dikujt që posa është kthyer nga lufta.
Janë edhe ëndrrat e para për shkak të sëmundjeve, shqetësimeve, gjendjet shpirtërore të sëmura dhe dëmtimet psikike. Kështu, dikush që bie të flerë pasi ka ngrënë gjëra të kripura, sheh në ëndërr sikur ndodhet në buzë të një liqeni, dikush që fle i zemëruar, sheh ëndrra me grindje dhe zënie, një tjetër që bie të flerë duke menduar skena me epshe, sheh ëndrra të këtij lloji, etj. Personi që shtihet vazhdimisht pas ëndrrave, që bie të flerë për të parë ëndrra, që jepet pas imagjinatës dhe iluzioneve, që bie në gjumë sikur bie klloçkë dhe që vepron sipas shenjave të ëndrrave, do të thotë se ka rënë i sëmurë pas ëndrrave.
2. Endrrat e vërteta ose besnike
Janë ëndrrat që shihen papritmas, me ndjenja krejt të pastra, jo si rezultat i ndonjë sëmundjeje dhe pa rënë në iluzione, si, p.sh., ëndrrat e profetëve, të njerëzve të urtë e të mirë. Disa herë, ëndrra të tilla shohin edhe njerëz të radhës, besimtarë, madje edhe mosbesimtarë.
Endrrat e vërteta ose besnike mund të jenë një sihariq, një nxitje, një frymëzim dhe udhëzim i favorizuar nga Zoti, por mund të jenë edhe si paralajmërime, qortime dhe mësime prej Tij me qëllim orientimi. E veçanta mbi të cilën do të përqëndrohemi këtu, janë ëndrrat mbi të ardhmen që shprehin një lidhje të avancuar e të lartë të shpirtit.
Këto ëndrra janë informacione të ardhura në formë valësh në këtë botë dëshmie ku jetojmë nga botët e varrit dhe të përjetësisë ku s'ka dyshim se do të shkojmë. Dritaret e mbyllura për botën e dëshmisë si rezultat i prerjes së lidhjeve të shpirtit me botën e dëshmisë dhe hyrjes në lidhje me botën e fshehtësisë me anë të mbylljes së pesë shqisave ndaj botës së dëshmisë që ka cilësinë e një membrane të hollë dhe të daljes vetvetiu të mekanizmit të ngacmimit nga veprimi, hapen, tani, për botën e shembëllimit. Dhe, nga këto dritare të hapura, hyjnë, së bashku me shembëllimet e botës së shembëllimeve, simbolet e kuptimit e të së vërtetës, pamjet e reflektuara nga bota e varrit, tabllotë që i ofrohen shikimit dhe parashikimit, faqet e ngjarjeve të së ardhmes. Nisur nga kjo, ëndrrat mund të quhen kabina enigmatike ose tunele kohe që e bartin njeriun nga kjo botë për në botë të tjera.
Le ta trajtojmë çështjen nga një këndvështrimi tjetër. Çdo ndodhi e ka identiken e vet të fiksuar para se të ndodhë. Me fjalë të tjera, çdo gjë dhe çdo ngj


