Nga Kristjan Pashollari10 Korr 2023 3.2k
Të tjera

Erdoğan pranon! Suedia në NATO!

Sipas BBC; Presidenti i Aleancës, Jens Stoltenberg, tha se presidenti turk Erdogan ka pranuar të mbështesë ofertën e Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO.

Stoltenberg tha se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do t'ia përcjellë propozimin e Suedisë parlamentit turk dhe do ta "miratojë atë". Erdogan kishte nënkuptuar më parë se Turqia do të mbështeste Suedinë nëse BE rifillonte bisedimet e anëtarësimit me Ankaranë.

Jo të pakta kanë qenë reagimet opozitare në Turqi ndaj presidentit Erdogan duke e akuzuar atë për përdorim të “kërcënimeve boshe” sa herë kërcënon ndaj “Perendimit”. Apo duke e akuzuar për nënshtrin ndaj atyre që vetë i akuzon sa për sy e faqe! Kujtojmë që presidenti Erdogan pati ashpërsuar shumë gjuhën ndaj Suedisë për djegien e librit të shenjtë Kur’anin.

Gjithsesi ky është një lajm i mirë për të gjithë, pasi e kundërta do të ishte me pasoja të rënda pë Turkiye dhe për vendet e Alencës. / BBC // bota-islame.com